English

Bale rinovon kontratën me Tottenham

Londër, 21 Mars NOA - Tottenham ka blinduar talentin e saj Gareth Bale. 21-vjeçari i krahut të majtë të Uellsit, zbulimi më i madh i këtij sezoni futbollistik, ka firmosur një kontratë të re për katër vite e gjysmë me Spurs-at, pra deri në vitin 2015.

Për të vënë në pah talentin e tij, mjafton të kujtomë ndeshjen me Interin në Ligën e Kampionëve ku duhet thënë se në atë sfidë lojtari ka shpalosur të gjitha vlerat e tij.

Ai ka mbërritur në White Hart Lane në maj të vitit 2007, kur ishte ende 17 vjeç, nga skuadra e Southampton, ekip në të cilin Bale kishte krijuar 112 prezenca dhe 17 gola.

r.b/NOA

KOMENTE