English

Edi Rama nuk mban fjalën, përdor “Saliun” duke mos zyrtarizuar kandidaturën për Tiranën

Tiranë, 21 Mars 2011 NOA/ Ervin Tirana – Nuk e ka mbajtur fjalën që dha para pak ditësh publikisht dhe drejtpërdrejt në media, kryetari i Partisë Socialiste.

Kur doli sot para mediave që sërish po e prisnin plot ankth nëse do ta shpallte ose jo kandidaturën e tij për herë të katërt për kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama pohoi se nuk kishte ndërmend të shpallte as sot se çfarë vendimi kishte marrë.

Në një dalje për mediat sot pasdite, kryetari i PS, u shpreh:

“Sot ishte përsëri pranverë në Tiranë, një ditë e mrekullueshme që për mua nisi me daullet e paqes së fëmijëve dhe tani po shkon drejt fundit të saj me takimin me Presidentin e ri të Kosovës që kam nderin ta mikpres në Bashkinë e Tiranës. Për hir të gjithë mrekullisë së diellit dhe gëzimit të kësaj dite më lejoni të mos e mërzis edhe Saliun me një lajm të keq”.

Në këtë mënyrë, z.Rama e anashkaloi edhe një herë pikëpyetjen mbi kandidimin e tij për herë të katërt që nëse do ta fitojë, do të bëjë që ai të drejtojë bashkinë më të madhe në vend për 14 vjet rresht.

e.t/NOA

KOMENTE