Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama padit Ina Ramën: Pse pushove çështjen kundër Sali Berishës
English

Edi Rama padit Ina Ramën: Pse pushove çështjen kundër Sali Berishës

Tiranë, 21 Mars 2011 NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka paditur Prokurorinë e Përgjithshme, sepse ajo pushoi çështjen penale të denoncimit të nënës së tij Aneta Rama, ndaj kryeministrit Sali Berisha për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht.

Burime nga Gjykata e Lartë, i thanë sot agjencisë NOA se nëpërmjet një padie, kreu i PS-së i është drejtuar Gjykatës së Lartë, ku i kërkon rihapjen e dosjes, për deklaratat e bëra nga ana e kryeministrit në Parlament ndaj nënës së tij.

Nëna e kryesocialistit pretendon se “i akuzuari prej meje, Sali Berisha, shpif edhe kur përhap thënie të pavërteta sikur im bir, Edi Rama, më paska dëbuar duke më nxjerrë nga shtëpia në rrugë me rrobat e gjumit”.

Në padi ajo thekson: “Ky fakt është i pavërtetë dhe me përmbajtje shpifëse që synon të zhvleftësojë para opinionit publik personalitetin tim të krijuar një jetë të tërë me punë të ndershme e marrëdhënie gjithnjë korrekte me shoqërinë. Thëniet e mësipërme të kumtuara prej Sali Berishës nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë janë të krijuara prej të akuzuarit për qëllimet e tij. Këto ‘fakte’ janë tërësisht të pavërteta, nuk i përgjigjen asgjëkund realitetit. Qëllimi kriminal i Sali Berishës shkon në drejtimin e paracaktuar nga mendësia e tij për të diskredituar publikisht jo vetëm kundërshtarin e tij politik, por edhe njerëzit e afërt të familjes. Për këto arsye, Sali Berisha duhet të gjykohet, sepse ka konsumuar ndaj meje veprën penale të shpifjes, të kryer botërisht, faqe deputetëve të Kuvendit dhe përfaqësuesve të mjeteve të informimit publik”.

Gjykata e Lartë më datën 23 maj të vitit të kaluar vendosi mosfillimin e çështjes, duke pretenduar se “vepra penale e pretenduar nga ankuesja Aneta Rama, nuk i kundërdrejtohet asaj’, në bazë të nenit 290 - 291 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: “Mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Sali Berisha për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht, të parashikuar në nenin 120/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në dëm të kërkueses Aneta Rama. Pas vendimit të marrë, Rama ka paditur Prokurorinë e Përgjithshme, duke pretenduar të rihapë dosjen.

Në këtë proces do të jetë palë edhe Kryeministri, Sali Berisha.

Seanca gjyqësore është caktuar për datën 18 prill, në orën 10:30, ku çështja do të shqyrtohet nga relatori Gani Dizdari.

e.t/NOA

KOMENTE