English

Timberlake Kunis, plotësisht të zhveshur në filmin e ri

Nju Jork, 21 Mars NOA - Seks po, por pa qenë të lidhur. Kjo është ajo çka kanë premtuar Jamie (Mila Kunis) dhe Dyalan (Justin Timberlake) në filmin “Friends With

Benefits” që do të shfaqet në sallat e kinemasë amerikane gjatë qershorit.

Megjithatë gjërat mes të dyve komplikohen me kalimin e kohës dhe madje shumë shpejt. Dhe ashtu siç shihet në trailerat e tij, të dy aktorët shfaqen plotësisht të zhveshur në shumë skena, por raporti i tyre do të ndryshojë me shfaqen e ndjenjave mes tyre.

Jamie është një gjuetare mendjesh dhe arrin të bindë mikun e saj Dylan për të pranuar një punë në Nju Jork, për të braktisur qytetin e tij, San Francisco.

Të dy jetojnë më në fund në të njëjtin qytet, por kanë një problem. Janë shumë të impenjuar me jetën profesionale dhe nuk arrijnë dot të gjejnë një partner.

r.b/NOA

KOMENTE