English

Arrestohet një shqiptar i dëbuar në Itali pak para heqjes së vizave

Telese Terme, Itali, 22 Mars 2011 NOA – Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar i cili ishte dëbuar para pak muajsh nga ky vend si person i padëshiruar.

Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se i arrestuari është emigranti shqiptar Halim Malaj, 23 vjeç nga Vlora.

Ai akuzohet se ka shkelur urdhrin e dëbimit nga territori italian. Vendimi për këtë dëbim ishte dhënë nga autoritetet policore kufitare në Brindizi.

Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, ishin forca ushtarake kufitare që e kishin kapur pa leje qëndrimi të riun Malaj.

Ata e kishin shoqëruar në qendrën e strehimit të përkohshëm të refugjatëve në Brindisi duke i kërkuar që të ikte nga Shqipëria pasi kishte marrë dhe njoftimin me shkrim.

Sot, Halim Malaj është kapur të qëndronte ende në Itali por këtë radhë nuk i është kërkuar më që të largohet nga Shqipëria, por, për thyerje të urdhrit policor, është burgosur dhe u dërgua në qelitë e Benevento.

e.t/NOA

KOMENTE