English

Mustafa: LDK do rikthehet parti e parë në Kosovë

Prishtinë, 22 mars 2011, NOA- Ditën e djeshme u shënua 21 vjetori i themelimit të degës së Tretë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, që mban emrin e kryetarit historik të partisë “Ibrahim Rugova”.

“Unë jam i bindur që me këtë përkushtim, me këtë seriozitet tonin ne do të arrijmë që të tejkalojmë sfidat e deritanishme. Do të arrijmë që ta rikthejmë LDK-në si parti të parë në Kosovë, që LDK-ja ta marrë rolin e qeverisjes së Kosovës, sepse është një rol i shenjtë tani, veçmas në ketë periudhë kur Kosova ka nevojë që të qeveriset mirë”, është shprehur gjatë këtij takimi kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Më tej ai ka shtuar se kjo parti është duke u organizuar dhe forcuar në mënyrë që të jetë një parti e fuqishme dhe e denjë për mbështetësit e vet.

a.y/NOA

KOMENTE