English

Dokle: Frikacakët e mjerë, po vrasin votën e lirë

Tiranë, 23 mars 2011, NOA- Deputeti i selisë rozë Namik Dokle, ditën e sotme u ndal në njësinë bashkiake numër 11 për të verifikuar parregullsitë me listat e zgjedhësve.

“Këta njerëz që vjedhin fonde publike duan ta na vjedhin votat dhe tani kanë gjetur marifetin e listave duke lëvizur njerëzit nga një vend në tjetrin. Ç’punë kanë banorët e Kamzës të regjistrohen në Laprakë”, deklaroi Dokle.

Sipas tij, Lulëzim Basha nuk ka asnjë të drejtë t’iu japë urdhër punonjësve të Ministrisë së Brendshme për të regjistruar familjen e tyre ngado që janë në Tiranë për ti shtuar votat atij.

Ai tha se mjafton vetëm ky fakt për tu kuptuar se, “Ata janë shkelës të ligjit, janë vrasës të votës së lirë, janë vrasës të votës së barabartë. Por njëkohësisht kjo tregon se ata janë frikacak të mjerë. Ata e shikojnë humbjen dhe mundohen të bëjnë marifete të tilla. Por ne nuk do to lejojmë, nuk do ti lejojmë sot, nuk do ti lejojmë nesër, nuk do ti lejojmë pasnesër, nuk do ti lejojmë as më 8 maj”.

Ai apeloi edhe njëherë për zbatim të ligjit dhe për nxjerrjen e lisatave paraprake në mënyrë që ato të verifikohen.

Dokle tha se, në bazë të kodit zgjedhor kryetari i njësisë bashkiake e ka për detyrë që ti çojë çdo qytetari letrën format në shtëpi ku të tregojë se kush është ky qytetar, në cilën lagje banon, në cilën qendër votimit voton dhe sa është numri i tij në listën zgjedhore.

a.y/NOA

KOMENTE