Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erjon Braçe dhe Ilir Gjoni, konfliktohen me Ilir Kokonën
English

Erjon Braçe dhe Ilir Gjoni, konfliktohen me Ilir Kokonën

Tiranë, 23 mars, NOA – Deputetët e Partisë Socialiste dhe kryetari i Njësisë bashkiake Numër 3 në kryeqytet, Ilir Kokona janë konfliktuar sot në zyrat e institucionit të pushtetit vendor për çështjen e listave të zgjedhësve.

Deputetët e selisë rozë, Ilir Gjoni dhe Erjon Braçe kanë kërkuar nga drejtuesi i njësisë vendore që të shohin të dhënat e listave të zgjedhësve. Bashkë me deputetët e PS-së para zyrave të Njësisë Bashkiake kanë qenë dhe disa dhjetëra qytetarët mbështetës së Partisë Socialiste.

Kreu i njësisë vendore, Ilir Kokona nuk ka lejuar që deputetët të njihen me dokumentacionin, duke pretenduar se kjo është një e drejtë e përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Debati mes dy ligjvënësve dhe Kokonës për pak ka degjeneruar në dhunë fizike, nisur dhe nga irritimi i mbështetësve të PS-së.

a.k/NOA (vijon..)

KOMENTE