Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjoni: Listat e zgjedhësve po njollosin përfundimisht votimet e 8 majit
English

Gjoni: Listat e zgjedhësve po njollosin përfundimisht votimet e 8 majit

Tiranë, 23 mars 2011, NOA- Deputeti socialist Ilir Gjoni gjatë vizitës së tij në njësinë bashkiake nr.3 tha se që nga viti 2009 e në vijim listat zgjedhore po kthehen në instrument minimi për procesin zgjedhor.

Ai tha se qytetarët e kësaj njësie bashkiake nga verifikmet në lista po verifikojnë një numër në rritje parregullsish si dhe shtim të numrit të personave të cilët nuk kanë as adresë dhe kji sipas Gjonit, kur është trumbetuar për krijimin e një instrumenti modern për regjistrimin e popullsisë.

Ai shtoi gjithashtu se në këtë njësi, po shtohen edhe pasaportizimet e personave fiktiv.

Sipas tij pas datës 8 mars në këto lista mund të shtohen vetëm personat që janë të sëmurë, të shtruar nëpër spitale, apo të burgosurit që përfshihen në njësinë bashkiake tonën.

Ndër të tjera Gjoni tha se opozitës po i mohoet akesesi në këto lista duke shtuar se nga viti 2009 problemet në vemdtë pakësohen, ato janë shtuar.

“Kemi banorë të “ Brrylit” që janë caktuar për të votuar tek “ Kodra e Priftit”, si dhe kemi banorë të kësaj të fundit që caktohen në zona të tjera, pra zhvendosen në një distancë prej një kilometri nga vendbanimi i tyre. Ka njerëz që nuk janë regjistruar fare në listat e votuesve. Ka njerëz që brenda një familje dikush është lënë në listën e votuesve të rrethin nga ka ardhur, ndërkohë që bashkëshorti apo bashkëshortja figurojnë në njësinë tonë. Si dhe problemi i përhershëm i të vdekurve”, deklaroi Gjoni.

Sakaq deputeti socialist tha se listat e votuesve po njollosin përfundimisht edhe rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit.

a.y/NOA

KOMENTE