English

Pas 1 viti Del Piero do të luajë në SHBA

Torino, 23 Mars NOA - Një vit kontratë ende me Juventusin dhe më pas eksperiencë në SHBA për sulmuesin legjendar Alessandro Del Piero. Mbi kontratë, firma për rinovimin e saj me bardhë e zinjtë me sa duket nuk ka probleme, më pas Aleks do të përshëndesë Torinon për të fluturuar në SHBA, për një eksperiencë të re në jetën e tij. Më tej, pasi të ketë qëndruar për një periudhë 2 apo 3 vjeçare në SHBA, kapiteni i bardhë e zinjve do të vendosë nëse do të kthehet në Itali për të qenë pjesë e drejtuesve të Juventusit.

r.b/NOA

KOMENTE