Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 23 Mars 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 23 Mars 2011

Tiranë, 23 mars, NOA - Gazetat shqiptare pasqyrojnë detajet e operacionit të djeshëm policor, i cili konkludoi me kapjen në Gjirokastër të një sasie gjigante kokaine, prej 200 kilogramësh, e tretur në vaj palme, që vinte nga Kolumbia dhe kishte kaluar 8 shtete.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Siguria Rrugore/ Ndryshojnë rregullat për patentën, dy vjet testim”, i cili flet për strategjinë e re në dhënien e patentave, për të parandaluar aksidentet rrugore në rritje.

“Kapen 200 kg drogë kolumbiane në Gjirokastër, arrestohet pronari i fabrikës”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Aksidenti, Pipero dhe Vasili me dëmtime të lehta”; “Paro Laci në gjyq: Jam kokë turku, di më shumë për korrupsionin” etj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “200 kg kokainë, e shkrirë në vaj palme”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete skandalin e fundit mbi drogën e kapur në Gjirokastër, teksa vinte e shkrirë nga Kolumbia, në vaj palme.

“Portret/ Të dashurosh një burrë të verbër” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Paro Laci në gjyq: Poshtë Sali Berisha, unë di shumë për korrupsionin”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Shpallet Basha kandidat, mungojnë Topalli dhe Patozi”, i cili citon faktin e zbulimit nga selia blu, të kandidimit për kreun e Bashkisë së Tiranës, të ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha.

“Aksidentohet ministri i Shëndetësisë, kurohet në një spital privat në Tiranë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar aksidentit të djeshëm ku shpëtuan jetën ministri Vasili dhe specialisti Pipero.

Kurse “Rekord droge, Shqipëria kap 200 kg kokainë në Gjirokastër” flet për aksionin e djeshëm policor.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Lajçak bind PD-PS për një tryezë”, i cili tregon sesi i dërguari i BE, Lajçak zhvilloi dje në Shqipëri fazën e tretë të negocimeve.

“Rruga Durrës-Kukës, bëhet me pagesë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kapet 200 kg kokainë, me vlerë 15 milionë euro”, “Romët e dëbuar, kërkojnë strehim brenda Unazës” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Kaloi 8 shtete, zbulohet kokainë 20 milionë euro”, i cili pasqyron aksionin e djeshëm policor në Gjirokastër, që rezultoi me kapjen e 200 kg kokainë të tretur në vaj palme.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Fitorja e 8 Majit, do bazohet tek të rinjtë”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Matura 2011, nota e formës së prerë, nuk lejohet ankimimi”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 23 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE