Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse zgjodha të thyej heshtjen...
English

Pse zgjodha të thyej heshtjen...

Tiranë, 23 mars 2011, NOA – Apeli im sot për Saliun është të dorëzojë urgjentisht, sipas ligjit, kodit zgjedhor ekzistues, listën paraprake të datës 8 mars, e cila konsiderohet lista përfundimtare paraprake, pas të cilës nuk mund të bëhen më përditësime dhe as lëvizje të zgjedhësve nga një njësi në tjetrën apo nga një qendër në tjetrën....

Nga Edi Rama

Sot unë dua të flas fare hapur me çdo votues shqiptar. Ky është një moment vendimtar për të ardhmen e vendit tonë: A po biem edhe më keq nën diktatin e një regjimi që votat nuk i merr nga populli po i vjedh duke korruptuar procesin zgjedhor, apo do të mbajmë zgjedhje ku vullneti i qytetarëve të mos shtrembërohet nga manipulime me lista e me radhë ?!

Unë dëshiroj të falënderoj sot të gjithë miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, edhe Zotin Lajçak me të cilin u takova dje. Përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që prej dy vjetësh po mban peng vendin tonë dhe për të kuptuar drejtë problematikën e zgjedhjeve ishin përpjekje të sinqerta, të cilat meritojnë shprehjen e mirënjohjes sonë të sinqertë.

Por fatkeqësisht, sot, vetëm thuajse gjashtë javë para zgjedhjeve të 8 majit nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk ka asnjë garanci që na shtyn të mendojmë se procesi i ardhshëm zgjedhor do të jetë ndryshe nga ai i mëparshmi.

Zgjedhjet e 8 majit janë plotësisht në rrezik, ndërsa shqiptarët nuk mund të rrezikojnë të kenë një tjetër farsë si ajo e dy viteve më parë pa standarde dhe pa transparencë, që do të fundoste edhe më thellë besimin e çdo shqiptareje e çdo shqiptari tek e drejta e votës dhe zgjedhja e lira.

Unë sot kam zgjedhur të thyej heshtjen e deritanishme në respekt të bisedave e të përpjekjeve të bëra bashkërisht me ndërkombëtarët dhe t’u them shqiptarëve se Partia Socialiste nuk ka kërkuar asgjë të jashtëzakonshme apo të pamundur për të garantuar procesin zgjedhor.

Së pari, ne kemi kërkuar dhe këmbëngulim në transparencën e listave zgjedhore, bazuar në Kodin Zgjedhor. Sipas këtij kodi, gjashtëdhjetë ditë para zgjedhjeve asnjë shtetas shqiptar nuk mund të ndryshojë vendbanim për qëllim elektoral, çka do të thotë se pas datës 8 mars, asnjë person nuk mund të ndryshojë qendrën e tij të votimit.

Fatkeqësisht këto ndryshime të jashtëligjshme, të nxitura dhe të imponuara nga pushteti, po ndodhin rëndom edhe sot. Listat e votuesve duhet t’i vihen menjëherë në dispozicion të Partisë Socialiste dhe subjekteve të tjera elektorale dhe të jenë transparente për çdo votues.

Së dyti, Partia Socialiste kërkon pajisjen e komisioneve me instrumente për verifikimin e kartave të identitetit të çdo votuesi. Vetëm kështu zgjedhjet mund të mbrohen nga përdorimi i kartave të falsifikuara të identitetit, çka do të krijonte sigurinë se çdo votues do të mund të votojë vetëm një herë dhe askush nuk do ta ketë të lehtë të kapërcejë mbi ligjin.

Së treti, Partia Socialiste kërkon miratimin e parimit të transparencës, sipas të cilit çdo forcë politike që do të kërkojë transparencë apo hetimin mbi kuti votimi apo materiale zgjedhore pas shpalljes së rezultatit zgjedhor, do të ketë të drejtën për ta bërë këtë transparencë, në mënyrë që në kushtet e Shqipërisë të shmanget një pjesë e konsiderueshme e korrupsionin elektoral.

Këto që thashë dhe çdo kusht tjetër i munguar për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me ligjet e vendit tonë, me liri dhe të drejta kushtetuese, ligjore dhe demokratike. Secila prej tyre është plotësisht e realizueshme edhe sot e gjithë ditën për të mos lejuar falimentimin e zgjedhjeve të 8 majit.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto, pak më parë sot shkelësi profesionist i ligjit në krye të KQZ-së tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shkelja e ligjit lidhur me komisionerët e emëruar në mënyrë të jashtëligjshme, si edhe gënjeu duke mohuar se ka fotokopjuar për llogari të Saliut dhe kundër ligjit materialet e ashtuquajtura sekrete të zgjedhjeve të shkuara, që iu mohuan publikut shqiptar dhe opozitës në parlament për dy vite me radhë. Këtë e ka bërë dhe për të këtë ne disponojmë prova.

Apeli im sot për Saliun është të dorëzojë urgjentisht, sipas ligjit, kodit zgjedhor ekzistues, listën paraprake të datës 8 mars, e cila konsiderohet lista përfundimtare paraprake, pas të cilës nuk mund të bëhen më përditësime dhe as lëvizje të zgjedhësve nga një njësi në tjetrën apo nga një qendër në tjetrën. Gjë që fatkeqësisht po ndodh duke yshtur në rrugën e shkeljes së ligjit qytetarë e qytetare të këtij vendi, nënpunës së këtij vendi, njerëz që janë në bukën e qeverisë, të cilëve ju kërkohet të s’postohen duke shkuar drejt Tiranës apo ndonjë qendre tjetër të madhe, ku humbja e Saliut dhe e regjimit të kusarëve është e sigurt dhe ku e vetmja komardare që mund të imagjinojë Saliu dhe ky regjim për ti shpëtuar përmbytjes së 8 majit, janë manipulimet.

E vetmja mënyrë që zgjedhjet të mos mbyten në llumin e manipulimeve është qëndresa jonë dhe kjo është e sigurt në çdo hap, ndërkohë që nëqoftëse lista e zgjedhësve nuk do të na jepet menjëherë në dispozicion sikundër e kemi kërkuar zyrtarisht në bazë të ligjit, të kodit zgjedhor ekzistues, ne do të përshkallëzojmë veprimin tonë kundër këtij pushteti që kërkon të rivjedhë votat për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë, të cilën e grabit dhe e vjedh pikërisht sepse nuk është aty ku është me vota por me vjedhje.

Ashtu sikundër në kushtet e vazhdimit të kësaj tentative të hapur për manipulim, ne do të thërrasim pa humbur kohë forumet më të larta të partisë e të opozitës për të marrë vendimet e duhura që Shqipëria të ketë zgjedhjet që meriton jo një tjetër farsë ku të mos mundet të zgjedhë.

Lejomëni të shpresoj se arsyeja do të triumfojë mbi forcën dhe se forca e arsyes do të jetë ajo që do të hapë rrugën për të bërë zgjedhje më të mira, për të bërë zgjedhje më të drejta, për të bërë zgjedhjeve që vullneti i popullit të mos deformohet.

Ndërkohë që në rast se do të jetë arsyeja e forcës ajo që Saliu do të zgjedhë, përgjigjia do të jetë e merituar dhe në mënyrën më absolute përgjigjia që i detyrohet çdo shqiptari dhe shqiptareje, kombit dhe vendit të vet në kushtet kur një regjim kusarësh kërkon përsëri të bëjë atë që nuk do ta lejojmë ta bëjë më kurrë, të manipulojë vullnetin e zgjedhësve.

*Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama

KOMENTE
  • Florinda Koci18:31 - 23 Mars 2011
    bravo bravo EDI RAMA vetem ti je ai qe e ke zbukuruar tiranen me forc te madhe por je vetem te rrethojn te gjith mafjozat ti duhet ta maresh shqiperin ne dor dhe ta drejtosh ashtu sic duhet mjaft jan vrar si i vrau sali berisha perpara ministris djemt e ri si jeton ai nuk mendon cfar po i ben qytetarve mjaft jan vrar ne shqiperi dhe shkatari esht vetem sali berisha qe jan mbushur varresat plot me djem te ri edi lufto per shqiperin ti je me i miri aty ..faleminderit..