Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Subashi: Jo më ndryshime në lista nga kryetarët e njësive, opozita s’iu lejon
English

Subashi: Jo më ndryshime në lista nga kryetarët e njësive, opozita s’iu lejon

Tiranë, 23 mars 2011, NOA- Selia rozë reagoi pas deklaratës së Armand Teliti, Drejtorit të Gjendjes Civile, lidhur me listat e zgjedhësve.

Deputeti socialist Armand Subashi, deklaroi se listat paraprake të zgjedhësve ndryshojnë mbi bazën e kërkesave të zgjedhësve në përputhje me Kodin Zjgedhor, ndërsa sipas tij Teliti nuk bëri gjë tjetër veçse u mundua të shpjegojë se veprimtaria e tij ishte në përputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, deklarata e kreut të Gjendjes Civile thekson se kodi elektoral nuk e njeh konceptin e listës paraprake të përditësuar.

“Nëse është kështu le të na shpjegojë z.Teliti dhe shefat e tij Pone e Basha pse midis listës që na ka dërguar në dt 26.11.2010 dhe listës paraprake që na ka dërguar në dt 3/03/2011 ka ndryshime të shumta dhe ato nuk janë të njëjta”, u shpreh Subashi.

Sipas tij listat përditësohen nga zyrat e gjendjes cvile mbi bazën e vendimmarrjeve të kryetarëve të njësive vendore, gjë që sipas Subashit mund të ndryshohet më lista paraprake pas dt 8 Mars 2011, përveç rasteve të parashikuara në ligj.

Ai përsëriti thirrjet ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile që të mos vërë dorë mbi listën e zgjedhësve si dhe të mos shtojë në lista ata persona që po detyrohen me forcë dhe me kërcënimin e pushimit nga puna të ndryshojnë vendbanimin.

Ata i adresuan si përgjegjësi edhe publikimin e listave pas datës 8 mars, duke shtuar gjithashtu se është shkelje e rëndë e ligjit edhe me pasoja penale, pasqyrimi në lista i gjithë lëvizjeve të shtetasve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile pas kësaj date.

“Saliu e Luli të bindur se shqiptarët nuk i japin kurrë më votë atyre, mos shpresojnë se me manipulimet do mund të ndryshojnë vullnetin e shqiptarëve. Kjo s’ka për të ndodhur më”, përfundoi Subashi duke thënë se opozita do e mbrojë me çdo kusht votën.

a.y/NOA

KOMENTE