English

Thaçi: Rregjistrimi i popullsisë, arritja më e madhe pas pavarësisë

Prishtinë, 23 mars 2011, NOA- Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka aprovuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Noterinë, Projektligjin për Gjendjen Civile dhe Rregulloren për Shërbimin e Komunikimit Qeveritar me Publikun.

Gjatë fjalës hapëse, kryeministri Hashim Thaçi, ka përshëndetur debatet e zhvilluara deri tani për Projektligjin e Buxhetit 2011 dhe ka lavdëruara punën dhe angazhimin e ministrit të Financave në sqarimet dhëna deri tani.

Ai ka theksuar se pret diskutim të hapur dhe konstruktiv në Kuvendin e Kosovës si dhe një mbështetje të gjerë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij më 1 prill do të fillojë procesi i regjistrimit të popullsisë që është konsideruar nga ana e Thaçit si arritja më e rëndësishme të Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Thaçi kashtuar se është informuar nga afër se Komisioni Qendror për Regjistrimin e popullsisë për përgatitjet e duhura për këtë proces dhe ka shprehur bindjen për realizimin e suksesshëm të këtij procesi.

“Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën dhe zhvillimin e saj”, është shprehur kreu i qeverisë.

Në mbledhje është miratuar Projektligji për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë në Kosovë, ku ndryshimet në të do ta harmonizojnë këtë ligj me ligjet tjera dhe do të mundësojë zhvillimin e biznesit në Kosovë.

a.y/NOA

KOMENTE