Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet e 8 majit garë aleancash, regjistrohet dhe aleanca e majtë
English

Zgjedhjet e 8 majit garë aleancash, regjistrohet dhe aleanca e majtë

Tiranë, 23 mars 2011, NOA – Duke iu referuar asaj çka deklaroi shefi i opozitës së zgjedhjet vendore do të jenë një betejë mes opozitës e mazhorancës duket se zgjedhjet vendore të 8 majit do të jenë një betejë apo garë aleancash.

Pas shpalljes së koalicionit të mazhorancës nën emrin “Aleanca për qytetarin” sot është regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe koalicioni opozitar, i cili do të garojë në zgjedhjet e 8 majit nën siglën “Aleanca për të ardhmen”.

Në koalicionin e partive të opozitës bëjnë pjesë PS, PBDNJ, PSD, PDS, G 99, PLD.

Ndërsa në koalicionin e djathtë “Aleanca për qytetarin”, i shpallur pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit do të garojnë nën të njëjtën sigël PD, LSI, PR, BK, BKD, PLL, PDIU.

mit/NOA

KOMENTE