English

Koncerti i Manu Chao do të mbahet në stadiumin “Qemal Stafa”

Tiranë, 24 mars 2011 NOA/ Ilda Lumani – Koncerti i Manu Chao do të mbahet në stadiumin “Qemal Stafa” dhe jo sikundër kishte njoftuar stafi i tij menaxherial në faqen zyrtare, në pallatin e Sportit të kryeqytetit.

Konfirmohet se në turin ballkanik qe po realizon Manu Chao, këngëtari franko-spanjall i njohur ne gjithë boten, është vendosur që koncerti të zhvillohet më 12 prill, ne oren 20:00 në stadiumin "Qemal Stafa". Koncerti do të mbajë emrin "Manu Chao La Ventura". Në muajin prill, pikërisht më 10 të muajit, Manu Chao do të jetë në Prishtinë, por vendi i koncertit ende nuk është saktësuar.

Kurse dy ditë më pas, më 12 prill 2011, Manu Chao do të ketë koncertin e tij në pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Në “Balkan Tour 2011” që zhvillohet gjatë gjithë muajit prill, koncerte do të zhvillohen dhe në disa vende të tjera të rajonit.

Kështu më 2 prill, Manu Chao do të jenë në Tivoli Hall të kryeqytetit slloven, Lubjanë;

Më 4 prill në Dom Sportova, Zagreb – Kroaci; më 6 prill, në Sarajevo / Bosnia në Dom Mladih; më 8 prill në Novi Sad / Serbia, tek SPC Spens, më 14 prill, në Bullgari, Sofia, tek Festivalna Hall, më 16 prill në Bukuresht, Rumani, në Sala Palatului.

Kurse në Stamboll, Turqi, Manu Chao do të zhvillojë dy koncerte, më 18 dhe 19 Prill, në Babylon Club.

Momentialisht, Manu Chao po zhvillon një tur koncertesh në Brazil.

Më poshtë vijon një biografi e artistit, sukseseve dhe ideve te tij anti-globaliste per te cilat edhe komentohet jo pak ne tregun muzikor boteror. Manu Chao (i lindur José Manuel-Thomas Arthur Chao më 21 qershor, 1961), është një këngëtar franko-spanjoll (me origjinë baske dhe Galician). Ai këndon në frëngjisht, spanjisht, anglisht, Galician, arabisht, portugalisht e herë pas here në gjuhë të tjera. Chao filloi karrierën e tij muzikore në Paris, duke luajtur me grupe të tilla “Hot Pants” dhe “Los Carayos”, kombinuar me një shumëllojshmëri gjuhësh dhe stilesh muzikore. Me miqtë e tij dhe vëllanë Antoine Chao, ai themeloi grupi Mano Negra në vitin 1987, duke arritur sukses të konsiderueshëm, sidomos në Evropë. Ai u bë një artist solo pas shpërbërjes së grupit në 1995, dhe që atëherë nisi turne rregullisht me grupin e tij ‘live’, Radio Bemba.

Karriera solo me Radio Bemba

Pas mbërritjes në Madrid, Chao formoi grup të ri, Radio Bemba Sound System (1995, emrër i përdorur në Sierra nga rebelët Castro-dhe-Guevara-s në Revolucionin Kuban). Qëllimi i tij ishte për të risjellë tingujt e muzikës së rrugës. Realizuar kjo në skena në bare të ndryshme ku gërshetoheshin shumëllojshmëri kulturash. Për këtë arsye, Chao dhe grupi i kaloi disa vite udhëtëtim në të gjithë Evropën dhe Amerikën Qendrore, paralelisht duke regjistruar këngë të reja. Rezultati ishte një muzikë krejt ndryshe nga ajo që kishte bërë me grupin e tij të parë “Mano Negra”. Këngët krijoheshin në spanjisht dhe përziheshin me gjuhën franceze në një kombninim të përkryer, stili muzikor ishte zhvendosur nga ‘punk’ dhe stilet alternative në një stil që të sillte idenë e muzikës së rrugës, por me mjaft elegancë.

Këngët u mblodhën në albumin “Clandestino”, që u lançua në vitin 1998 nën emrin Manu Chao. Edhe pse nuk pati një sukses të çastit, albumi fitoi një qëndrueshmi në Francë dhe godeti me këngë të tilla si: "Bongo Bong" dhe "Clandestino", dhe përfundimisht albumi fitoi çmimin “Best World Music Album” në vitin 1999 në ndarjen e çmimeve Victoires de la Musique. Albumi shiti 5 milion kopje.

Albumi i dytë i Chao me Radio Bemba Sound System, “Proxima Estación: Esperanza” (“Next station; Hope”, “Stacioni tjetër; Shpresë”) u lëshua në vitin 2001. Emër që e mori inspirimin nga një prej stacioneve të Metrosë në Madrid. Albumi kishte karakteristika të tingujve të ngjashme me “Clandestino”, por me ndikime të mëdha nga Karaibet. Ky album ka qenë një hit i menjëhershëm, duke çuar në një turne të suksesshëm që u realizua në vitin 2002 bashkë me “Radio Bemba Sound System”. Dy vjet më vonë, Chao u kthye në rrënjët e tij francez me albumin e frëngjisht “Sibérie m'était contée”.

Në 17 shtator Manu Chao lëshoi albumin e rradhës “La Radiolina” (fjalë për fjalë "radio e vogël" në italisht, por edhe "radio xhepi"). Ky ishte realizimi i parë ndërkombëtar që nga viti viti 2001 me “Estación Proxima; Esperanza”.

"Rainin në Paradize" ishte singëlli I parë i albumit, që u prezantua para albumit. Muzika e “La Radiolina” dëshmoi sukses dhe një tur të madh koncertesh që nisi në prill të vitit 2007 në show-n ‘Coachella”.

[media id=162 width=600 height=440]

[media id=163 width=600 height=440]

[media id=164 width=600 height=440]

Suksese të tjera

Në vitin 2003 ai bashkëpunoi me Amadou & Mariam dhe më vonë prodhuan në vitin 2004 albumin e tyre të titulluar “Dimanche à Bamako” ("E dielë në Bamako"). Kënga e tij "Me llaman Calle", shkruar në vitin 2005 për filmin spanjoll “Princesas”, fitoi një nominim nominimet ‘Goya’ si “Best Song Original” (Kënga më e mirë origjinale).

Kënga “Me Llaman Calle” e albumit “La Radiolina” u zgjodh nga revsita “Time” si një nga 10 këngët më të mira të vitit 2007

Chao krijoi melodi të ngrohta për kërcimet Flamenco të José Manuel Gamboa dhe Carlos Herrero, duke sjellë një linjë emocionale të drejtpërdrejtë mes ritmit dhe baladës. Melodia e tij e lehtë dhe universale në ritmet “Me Llaman Calle” ecën me krenari në hijen e Bob Marley, djali i fundit që e bëri këtë rrymë pjesë të foneteekës botërore.

Kënga e tij "La Vida tombol" u zgjodh për filmin dokumentar të ikonës së futbollit “Maradona” nga regjisori I famshëm serb Emir Kusturica. Këngët "Bongo Bong" dhe "Je T'aime ne plus", të albumit “Clandestino” u përzgjodhën nga këngëtari britanik Robbie Williams dhe Lily Allen në CD-të e tyre.

Kënga e Manu Chao "La Vida tombol" nga albumi "La Radiolina" kushtuar legjendës së futbollit Diego Maradona këndohej në gjithë rrugët e Buenos Aires.

Stili dhe influencat

Manu Chao këndon në frëngjisht, spanjisht, galikisht, portugalisht, arabisht, anglisht dhe Wolof. E veçanta e tij është se shesh ai në një këngë bën përzjerje gjuhësh. Muzika e tij ka shumë ndikime, si punk, rock, muzika franceze, salsa, reggae, algjeriane, etj. Këto ndikime janë marrë nga emigrantët në Francë, lidhjet Iberik të tij, dhe më kryesorja udhëtimet e tij në Amerikën Qëndrore si një nomad pas shpërndarjës së Mano Negra.

Shumë nga vargjet Chaos flasin për dashurinë, emigracionin, jetën në geto dhe me drogën, dhe shpesh kryejnë një mesazh krahut të majtë. Prirjet politike të Chao-s reflektojnë prirjet Zapatistas. Ai është një nga pasuesit e majtë evropianë dhe pjesë e lëvizjes anti-globaliste.

Albumet me Mano Negra

Patchanka (Virgin France, 1988)

Puta's Fever (Virgin France, 1989)

King of Bongo (Virgin France, 1991)

In the Hell of Patchinko (Live in Japan, Virgin France, 1992)

Casa Babylon (Virgin France, 1994)

Albumet Solo

Clandestino (Virgin, 1998)

Próxima Estación: Esperanza (Virgin, 2001)

Radio Bemba Sound System (live, Virgin, 2002)

Sibérie m'était contée (Virgin, 2004)

La Radiolina (Because/Nacional, 2007)

Estación México (Live in Mexico, 2008, limited release)

Baionarena (Double live CD + DVD), 2009

DVD

Babylonia en Guagua (2002)

Mano Negra: Out of time (2005)

Manu Chao & radiobemba:baionarena" (2009)

Lexoni gjithashtu: Vjen në Tiranë e Prishtinë, këngëtari i famshëm Manu Chao

KOMENTE