Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent - Edi Rama shpall kandidaturën për bashkinë e Tiranës
English

Urgjent - Edi Rama shpall kandidaturën për bashkinë e Tiranës

Tiranë, 24 Mars 2011 NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi para pak çastesh se ka vendosur të jetë ai, kandidati i opozitës për të drejtuar bashkinë e kryeqytetit.

Në këtë mënyrë, Rama do të jetë kandidat për të fituar një mandat të katërt që do ta çonte në 14 vjet drejtimin prej tij të metropolit shqiptar, nëse do të fitonte.

“Unë do të qëndroj kryetar i bashkisë së Tiranës”, tha Rama duke konfirmuar se do të kandidojë për mandatin e katërt.

Gjatë një interviste në Top Channel, z.Rama nuk ngurroi të sulmojë fort kandidatin e PD dhe pjesës tjetër të mazhorancës, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krime, kur iu referua ngjarjes së 21 janarit në të cilën disa persona të përfshirë në demonstratën e PS, sulmuan kryeministrinë dhe kryen akte kriminale dhe sulmuan forcat policore, një ngjarje ku njëkohësisht gjetën vdekjen katër persona të vrarë jashtë rrethimit të Kryeministrisë dhe ku dyshohet se u qëlluan nga forcat e Gardës.

“Lulzim Basha është person në kërkim nga populli shqiptar për krimin e 21 janarit”.

Duke folur për katër të vrarët e 21 janarit, z.Rama tha se ata nuk dolën në demonstratë për të marrë me forcë qeverinë e kusarisë siç e cilësoi ai mazhorancën e drejtuar nga Berisha.

“Drejtësia është në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur në një vend të qeverisur padrejtësisht”, - konsideroi z.Rama.

Rama u ndal dhe në paradoksin sikundër tha, të faktit që ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili pas aksidenti, shkoi të kurohej në një spital privat.

“Këto zgjedhje janë një stacion në rrugën e popullit shqiptar”, tha Rama.

Shpallja e kandidaturës erdhi pak orë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm dhe dorëzoi mandatin e deputetit.

Rama tha se kishte qenë deri sot mes dy dilemave, asaj të kërkuar dhe nga të tjerë që të mos kandidonte më dhe të përqendrohej në drejtimin e PS duke ia lënë kandidimin një tjetri apo një tjetre dhe nga ana tjetër e kërkesës nga shumë njerëz në Tiranë që të vazhdonte në drejtimin e metropolit.

e.t/NOA

KOMENTE