Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Të fillojmë punën, Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që dëgjon
English

Basha: Të fillojmë punën, Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që dëgjon

Tiranë, 25 mars 2011, NOA- (Update) Lulëzim Basha i cili që nga dita e sotme do të nisë garën, tashmë si kandidat zyrtar për Bashkinë e Tiranës iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe së bashku me të dhe të fillojnë punën.

Gjatë fjalës së tij ai tha se, “Rama nuk është armiku ynë, dhe ndoshta në krye të herës edhe ka arritur të bëjë ndonjë gjë për këtë qytet, por që kur erdhi në krye të Partisë Socialiste, beteja e tij ka qenë lufta me kryeministrin Berisha, dhe jo puna për qytetarët”.

Ndër të tjera ai theksoi se çdo të premte ai do të ketë një orar zyrtar pritje ku qytetarët do flasin vetë me të kryebashkiakun dhe do ti tregojnë për problemet e tyre.

Sipas Bashës, “Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që dëgjon dhe që iu përkushtohet 25 orë në ditë qytetarëve dhe qytetit, kemi nevojë për një kryebashkiak ku e para është Tirana dhe të parët jeni ju”.

Ai shtoi se do punoj për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse janë të PS-së, LSI-së apo LZHK-së, duke shtuar se mezi pret të jetë në mesin e qytetarëve që së bashku me ta të prezantojë projektet e që më pas ti zbatoj ato.

Në mbyllje të fjalës së tij kandidati për qytetar të parë të Tiranës Lulëzim Basha u shpreh: “Bashkohuni me mua në këtë rrugë, të lëmë pas konfliktin shterpë të debateve politike, le ta shtrimë vështrimin tonë drejtë të ardhmes, të çohemi dhe të fillojmë punën”.

a.y/NOA

KOMENTE