Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy gra mbeten të vdekura në aksident, 8 të plagosur
English

Dy gra mbeten të vdekura në aksident, 8 të plagosur

Elbasan, 25 mars 2011 NOA – Dy gra kanë mbetur të vdekura dhe tetë vetë janë plagosur në një aksident që ndodhi para pak minutash në Xibrakë, rrugës për në Përrenjas, raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA.

Një prej të vdekurave u identifikua të jetë Sonila Aliaj, 33 vjeçe nga Tirana. Kurse tjetra ende nuk është identifikuar, raporton bashkëpunëtori i NOA.

Viktimat ishin pasagjere të një furgoni. Ato ishin duke u kthyer nga një aktivitet kur u përplasën me një autoveturë.

Tetë persona të plagosur gjenden aktualisht në urgjencën e spitalit të Elbasanit, kurse në Morgun e Qendrës Spitalore u dërguan dy gratë e vdekura.

Mësohet se Ramiz Hajredini, 37 vjeç, shofer i fugonit është plagosur e po ashtu dhe shoferi i veturës, Tauland Bregu, 20 vjeç nga Pogradeci. I riu ndodhej i vetëm në makinë.

Në spital, mësohet se ndër të plagosurit janë dhe Vera Kallça, 32 vjeçe dhe Donika Neziri, 34 vjeçe, nga Lapraka, Tiranë.

Mjekët bëjnë të ditur se në gjendje kritike për jetën janë dy ndër tetë të plagosurit e aksidentit.

t.d/e.t/NOA Vijon...

KOMENTE