Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet drejt Gjermanisë serbi Said Aziz
English

Ekstradohet drejt Gjermanisë serbi Said Aziz

Tiranë, 25 mars 2011, NOA – Ekstradohet drejt Gjermanisë shtetasi serb Said Aziz, i akuzuar nga autoritetet gjermane për falsifikim parash. Ekstradimi i 65-vjeçarit nga Bujanovci, Said Azizi u krye sot nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës. Policia e Shtetit bëri me dije se Said Azizi i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane plot 8 vjet më parë u arrestua nga policia shqiptare në pikën kufitare të Tushemishtit në Pogradec në 25 nëntor të 2010-ës.

Sikundër mësohet ishte gjykata e Mynihut në Gjermani, e cila lëshoi urdhrin e arrestit ndaj Said Azizit në 01.07.2003, me akuzën e falsifikimit të parave.

65-vjeçari serb akuzohet se ka falsifikuar para në një vlerë totale prej 325.000 Euro dhe në prill të vitit 2003 ka tentuar të kalojë këtë sasi eurosh për qarkullim në qytetin e Mynihut, por sasia e plotë e Eurove u bllokua nga autoritetet gjermane.

Kapja për llogari të autoriteteve gjermane dhe ekstradimit i Said Azizit u krye falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden.

mit/NOA

KOMENTE