Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Transportit: Rama bllokon punimet, ai pengon Tiranën të çlirohet nga kaosi
English

Ministria e Transportit: Rama bllokon punimet, ai pengon Tiranën të çlirohet nga kaosi

Tiranë, 25 mars 2011, NOA- Ministria e Transportit ka reaguar ditën e sotme lidhur me pengimin e punimeve në Unazën e Madhe të Tiranës nga ana e militantëve socialistë.

Në një deklaratë për mediat thuhet se, militantët e Partisë Socialiste u përpoqën sot të bllokonin punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, me pretendimin se Ministria e Punëve Publike dhe Transportit nuk ka bërë shpronësimet.

“Në qoftë se i referohemi pamjeve televizive të transmetuara duket qartë se ata që protestuan janë të njëjtën persona që u shfaqën një javë më parë, në protestën për prishjen gjoja të Kopshtit Botanik, gjë që tregon qartë, që gjithçka është e inspiruar politikisht nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili po bëhet pengesë, në mënyrë të qëllimshme, duke spekuluar që ndërtimi i Unazës së Madhe ka filluar pa u realizuar procedurat ligjore të shpronësimit”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së ministrisë së Transportit, Armida Qylafku.

Më tej thuhet se punimet kanë filluar në atë pjesë të projektit në të cilin sipas konfirmimit zyrtar të dhënë nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, pasuria, rezulton të jetë në pronësi të Shtetit dhe jo në pronësi private.

Sipas kësaj ministrie, për sa i përket pasurive te paluajtshme në pronësi private, të cilat preken nga ndërtimi i këtij segmenti rrugor, po ndiqen procedurat përkatëse ligjore për shpronësimin e tyre si në çdo investim tjetër për interes publik.

Në vijim të deklaratës ftohej kryebashkiaku Edi Rama që të hiqte dorë nga këto veprime pasi sipas Ministrisë së Transportit po pengon Tiranën të dalë nga kaosi ku është përfshirë.

a.y/NOA

KOMENTE