English

Pranga dy personave, dhunuan pasagjerët dhe i vodhën ata

Delvinë, 25 mars 2011, NOA- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dhunuan pasagjerët dhe i vodhën ata.

Fisnik Hajro, 57 vjeç, banues në Tiranë dhe Astrit Habili, 72 vjeç, banues në fshatin Vranisht të rrethit Vlorë janë arrestuar nga ana e policisë pasi në bashkëpunim kanë marrë dy shtetas si pasagjerë dhe i kanë dhunuar ata.

Ali Mahmuti, vjeç 67 dhe Sulo Cici, 71 vjeç, banues në Tepelenë, janë marrë në qytetin e Gjirokastrës, si pasagjerë në mjetin e tyre tip Volksvagen “Golf ” me dhe gjatë rrugës iu është dhënë të dyve për të pirë, një pije me ngjyrë të verdhë dhe si pasojë e të cilës të dy këta shtetas kanë humbur ndjenjat.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se të ndaluarit dyshohet tu kenë vjedhur të dëmtuarve nën efektin e pijes të dëmtuarve 600 euro, 30.000 lekë dhe dy telefona “Nokia”, në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”.

Ndërkaq në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti në të cilën u dhunuan pasagjerët si dhe 5 shishe plastike të mbushura me lëng me ngjyrë të verdhë dhe jeshile të cilat do të dërgohen për ekzaminim.

Dy të ndaluarit do të procedohen lidhur me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Vjedhjes në bashkëpunim”.

KOMENTE