Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Aleanca për qytetarin” prezanton Genci Sinojmerin për Bashkinë e Gjirokastrës
English

“Aleanca për qytetarin” prezanton Genci Sinojmerin për Bashkinë e Gjirokastrës

Gjirokastër, 26 mars 2011, NOA- Koalicioni “Aleanca për qytetarin”, ka prezantuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës kandidatin për koalicionin, Genci Sinojmeri.

Së bashku me deputetët e këtij qarku, Genc Rulin e Vangjel Tavon, kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur se me zgjedhjet e 8 majit do i kthehen Gjirokastrës vlerat e humbura të qytetarisë nga bashkìaku i shkatërrimit.

Sipas Metës, ashtu si Sinojmeri që përfaqëson qytetarin e denjë të këtij qyteti, ashtu janë të gjithë kandidatët e zgjedhur nga kjo mazhorancë.

Ndër të tjera kreu i LSI-së tha se, qyteti nuk ka nevojë për beton por për pasion pasi qytetarët duan shërbime dhe jo të kthehen në shërbëtorë të politikës.

Nga ana e tij, deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ministri i Bujqësisë Genc Ruli tha se,- “Aleanca për Qytetarin” do të fitoj këto zgjedhje sepse është aleancë që ka në plan të parë interesat e qytetarëve.

Sipas tij të gjitha partitë e koalicionit i ofrohen qytetarit shqiptar si forcë politike që marrin përsipër të përmbushin kërkesat që ka qytetari shqiptar ashtu sikurse është dëshmuar edhe me qeverisjen, pasi theksoi ai s’mund të lejohet që qyteti i UNESCO-s, të mbytet nga plehrat.

Ruli shtoi më tej se, “Ne kemi përballë aleancën për të ardhmen politike të Edi Ramës”.

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” i cili vjen nga radhët e LSI-së , Genci Sinojmeri deklaroi: “Ne do të fitojmë sepse qendra e programit tonë do të jetë rimëkëmbja ekonomike e qytetit. Ne jemi të bindur se vetëm zhvillimi i turizmit familjar në këtë qytet mund të na çojë përpara. Ne do të kthejmë taksat e qytetarëve në ndriçim, gjelbërim dhe jo në betonizim. Qyteti ynë është një vlerë e UNESCO-s, dhe këto vlera janë unikale në të gjithë botën”.

a.y/NOA

KOMENTE