English

Gadafi me lifting, donte të dukej 25 vjet më i ri

Tripoli, 26 mars, NOA - Gadafi ishte 53 vjeç në vitin 1995, por donte të dukej 25 vjet më i ri se kaq dhe mënyra e vetme ishte një ndërronte pamjen.

Ja cila është arsyeja pse kirurgu plastik brazilian, Liacyr Ribeiro, e gjeti veten atëherë në bunkerin e Gadafit në Tripoli.

Operacioni i fshehtë për t’i bërë lifting në fytyrë liderit libian, u krye pikërisht atje, në bunker pas mesnate.

''Kanë qenë dy dhoma të pajisura mirë, plus një pishinë dhe palestër noti. Diktatori nuk donte anestezi të përgjithshme, vetëm lokale, për shkak se ai donte të mbetej i vetëdijshëm”, kujton mjeku brazilian.

Madje kujtohet sesi Gadafi i la porosi që të mos e bënte të dukej si një fytyrë tradicionale.

Atij iu hoqën pjesë nga barku dhe yndyra e injektuar në fytyrë, për të mbushur rrudhat e krijuara dukshëm.

Por mjeku e kishte paralajmëruar se një operacion si ky, zgjat vetëm disa vjet, pas të cilit, paraqitej rreziku i kthimit të rrudhave.

Ribeiro kujton sesi u thirr nga Gadafi pas 5 vitesh që të fluturonte në Libi, për të përsëritur operacionin, por nuk mundi ta bëjë këtë për arsye familjare. ''Ky operacion zgjati katër orë, dhe rreth gjysma e stafit të Gadafit që guxoi të thotë se ishte i uritur, u burgos”, kujton gjithashtu mjeku.

n.e/NOA

KOMENTE