English

Granata e Ballshit, policia: Kapëm autorin dhe 2 bashkëpunëtorët

Ballsh, 26 mars, NOA Update – Forcat e policisë së Fierit, kanë arritur që ta zbardhin vetëm brenda 12 orësh ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në qytetin e Ballshit, ku një grua mbeti e vrarë nga një granatë e vënë në prag të derës që pa gdhirë.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se ato kanë bërë të mundur jo vetëm arrestimin e autorit të krimit, por edhe dy bashkëpunëtorëve që e ndihmuan atë me moskallëzimin e tij.

Konkretisht, i ndaluari për vrasjen e 42-vjeçares Violeta Mehmetaj, mësohet se është 19-vjeçari Aleksandër Doko, lindur dhe banues në Selenicë të Vlorës.

Ndaj tij rëndon vepra penale e “Vrasjes me dashje” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 79/dh e 278/2 të Kodit Penal.

Kjo pasi dyshohet që ai rreth orës 05.30 të mëngjesit të djeshëm, ka vendosur në derën e jashtme të shtëpisë së personit me emrin M.Mehmetaj, një granatë ku për pasojë humbi jetën e lartpërmendura.

Po kështu, gjatë ecurisë së hetimeve për këtë ngjarje u bë edhe arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit Xhuljano Lamaj, banues në Ballsh dhe 18-vjeçarit Ertion Çalaj, banues në fshatin Klos të Mallakastrës.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE