Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovari ther për vdekje gruan e tij 59 vjeçare
English

Kosovari ther për vdekje gruan e tij 59 vjeçare

Arau, 26 mars 2011, NOA- Një grua 59 vjeçare me origjinë nga Kosova ka humbur jetën dje, pasi që ishte therur me një thikë nga bashkëshorti i saj në qytetin Arau në Zvicër.

Sipas njoftimeve të policisë zvicerane, pas një zënke midis dy bashkëshortëve, burri në gjendje të nevrikosur dhe të dalë jashtë kontrollit ka rrëmbyer thikën duke therur për vdekje gruan e tij 59 vjeçare.

Incidenti i rëndë ka ndodhur dje në shtëpinë e tyre në qytetin e Araut në Zvicër, kur papritmas kishte shpërthyer grindja midis dy bashkëshortëve.

Bashkëshorti vrasës vullnetarisht pas aktit makabër është dorëzuar pranë policisë lokale, duke sqaruar veprën e krimit. Fqinjët gjithashtu kanë bërë të ditur për zënkat e shpeshta të këtij çifti nga Kosova, që po jetonte në Zvicër. Vrasësi pritet që gjatë javës së ardhshme të jap dëshminë e tij për motivet e kësaj vrasje.

(INA)/NOA

KOMENTE