English

LSI prezanton kandidatin në Përmet

Përmet, 26 mars, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot në qytetin e Përmetit kandidatin për kryetar bashkie, Kujtim Hoxha. Kreu i LSI-së dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, në një takim të zhvilluar në qytetin e Përmetit kanë theksuar se kjo kandidaturë do të përfaqësojë vlerat më të mira për koalicionin “Aleanca për Qytetarin”.

Meta u shpreh në fjalën e tij se zgjedhjet e 8 majit janë të rëndësishme për të gjithë njësitë vendore, pasi do të sjellin vëmendjen e duhur në programet konkrete.

Bashkia e Përmetit është një prej njësive vendore që në zgjedhjet e vitit 2007 u fitua nga Partia Demokratike, pikërisht për shkak të problemeve mes PS dhe LSI-ë në këtë qytet.

a.k.NOA

KOMENTE