English

Parashikimi i motit për 27 mars 2011

Tiranë, 26 mars, NOA - Dita e diel do te dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranesirash ne bregdet dhe zonat e uleta por me vranesira dhe shira te karakterit lokal do te jene zonat malore. Ne keto kushte te paqendrueshme do te mbetemi edhe gjate oreve te mesdites.

Shqipëria

Sipas Meteoalb, pjesa e dyte te dites do te sjelle shtim te vranesirave ne te gjithe vendin KU me te dendura do te jene ne veri-veriperendim si edhe nje pjese te juglindjes te cilat do te gjenerojne shira te dobet e afat-shkurter. Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet qe shirat e dobet te largohen gradualisht nga i gjithe vendi.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante si ne vlerat e mengjesit edhe ne ato te mesdites.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Jugperendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete

2 balle.

Europa

Serish, Jugperendimi i kontinentit do te mbetet me vranesira dhe reshje shiu e debore, here pas here te shoqeruar me stuhi te forta ere, ne Portugali dhe Spanje. Po ashtu vranesira dhe reshje shiu do te jete rajoni i Mesdheut dhe Ballkani verior POR intensiteti i tyre do te jete i dobe. Me vranesira dhe shira me intensitet te larte do te jete Veriperendimi dhe verilindja e kontinentit. NDERSA Europa qendrore dhe Ishujt britanike do te dominohen nga kthjellime dhe vransira te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Norvegjia rrezikon debore te dendur dhe stuhi ere;

Spanja do te rrezikohet nga reshje shiu dhe stuhi te forta ere;

Ballkani verior alarmon per reshje shiu me intensitet te dobet.

n.e/NOA

KOMENTE