Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Basha do rikthej Tiranën të parën, pas 10 vitesh politike të vjetër
English

Rama: Basha do rikthej Tiranën të parën, pas 10 vitesh politike të vjetër

Tiranë, 26 mars 2011, NOA- (Update) Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, pas deklarimit se pranon ftesën e kryetarit kuvendor të demokratëve Astrit Patozi për tryezën mbi zgjedhjet, shprehu mbështetjen për kandidatin për kreun e Tiranës Lulzim Basha.

Sipas tij, kandidatura e Bashës është kandidatura më e gjetur për t’i ofruar Tiranës njeriun, që e ka të parën Tiranën dhe qytetarët e saj.

“Fjalimi i tij i dominuar nga mesazhe qytetarie, nga një angazhim dhe preokupim maksimal për të krijuar impaktin pozitiv të kandidatit për kryetar bashkie me qytetarët që do ta zgjedhin atë për të qenë kryetar bashkie, është e veçanta e performancës së tij të djeshme. Jo vetëm kaq, por më lejoni të theksoj që të gjitha strukturat e LSI në Tiranë, jo vetëm ndjehen të përfaqësuar në të nijetin nivel me kandidaturën e zotit Basha, por për shkak të asaj që ai përfaqëson ndjehen të motivuar të realizojnë një fushatë në përmbushje të aspiratës së qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se mbështetja për të vjen për faktin se ende pas dhjetë vitesh dominon arbitrariteti i një politike që është rudimenti më i shëmtuar e një politike të vjetër, kur ai që ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, e vuri veten të parin dhe klanin e tij.

Në përfundim në emër të LSI, Sekretari i Përgjithshëm i saj tha se, “është koha që të rikthejmë të parën Tiranën, qytetarët e saj dhe këtë gjë e garanton më së miri kandidatura qytetare e kandidatit Lulzim Basha”.

a.y/NOA

KOMENTE