English

Robert Pattinson: Dua të bëhem baba

SHBA, 26 Mars NOA - Robert Pattinson, aktori 24-vjeçar anglez që ka emigruar në Hollywood dhe ka korrur një famë botërore në rolin e tij si një vampir në sagën e Twilight është rrëfyer për revistën Style Style. Fansat kanë mbetur disi të habitur kur zbuluan se pas asaj fytyre të mistershme fshihet një djalë tepër i thjeshtë me një dëshirë të fortë për të qenë baba.

Ditën e sotme ai paraqet një mashkull, që mund të krahasohet me ato të viteve 80 në iode dhe në këtë intervistë të gjatë ai deklaron: “Hotelet e luksit, modelet dhe stilistët që më rrethojnë janë të gjitha mashtrime, asnjë prej atyre çka është thënë nuk është e vërtetë”.

Pattinson është treguar një djalë tepër i thjeshtë dhe normal në këtë intervistë për të cilën është rrëfyer për Style dhe ka theksuar se dëshiron shumë të ketë një familje me 2 apo 3 fëmijë.

r.b/NOA

KOMENTE