English

Shqipëria fiton 1-0 me Bjellorusinë

Tiranë, 26 Mars 2011 NOA – Një gol i shënuar në minutën e 62-të të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, ka bërë që kuqezinjtë të ndezin atmosferë entuziaste në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Hamdi Salihi shënoi golin e vetëm të ndeshjes duke i dhuruar skuadrës sonë kombëtare fitoren e vyer. Goli i artë erdhi pasi Erion Bogdani pasoi një goditje me kokë të topit në zonën bjelloruse duke bërë që Salihi të sulet për të shënuar në rrjetën e kundërshtarëve.

Më poshtë vijon kronologjia e ndeshjes dhe detajet, mundësuar nga Albania-Sport:

SHQIPERI-BJELLORUSI 1-0 Shenues: Salihi 62' E shtune, 26 mars 2011, Stadiumi "Qemal Stafa", Tirane

SHQIPERIA: Ujkani, Lila, Cana, Teli, Vangjeli, Lala, Agolli, Bulku, Skela (80' Duro), Salihi (92' Muzaka), Bogdani (74' Bakaj) Trajner: Josip Kuzhe (kroat)

BJELLORUSIA: Veremko, Kulchiy, Martynovich, Shitov, Molosh, Tigorev, Omelyanchuk, V. Hleb, Krivets, Putilo, Kislyak. Trajner: Bernd Stange (gjerman)

Gjyqtare: Markus Strombergsson, Magnus Sjoblom, Daniel Vernmark (nga Suedia)

Kartone te verdhe: Salihi, Lala, Cana/ Kulchiy, Shitov, Molash

NDESHJA

1- Topi i pare luhet nga Bjellorusia.

5’ - Goditja e pare nga kendi e Shqiperise. Ervin Skela ekzekuton, topi pasi spastrohet nga mbrojtja e Bjellorusise, mberrin ne kembet e Lorik Canes. Mbrojtesi i Gallasaraj goditi fuqishem gati mbi piken e penalltise, por reagoi portieri kundërshtar.

6’- Goditja e dyte nga kendi i Shqiperise, por kësaj radhe nga ana e djathte e sulmit. Skela pasoi shkurt per Ervin Bulkun, por gjuajtja e mesfushorit te Hajdukut te Splitit frenohet nga portieri mik.

14’- Kristi Vangjeli ndërhyn sakte duke neutralizuar ofensiven e Bjellorusise, duke dëshmuar se përvoja e fituar ndaj lojtareve te Manchester City dhe Atletico Madrid, e kane bere me te pjekur korçaren qe luan ne Greqi me Arisin e Selanikut.

16’- Ervin Skela leshoi nje top brenda zones bjelloruse, Hamdi Salihi zgjatet duke goditur, topi i përplasur te portieri kundërshtar rikthehet serish te sulmuesi i Rapid Wien, dhe ne tentativen e dyte, shkodran e shtyn drejt rrjetes, por duke e prekur edhe me dore. Goli anulohet nga gjyqtari suedez, i cili ndeshkon edhe Salihin me kartonin e verdhe.

18’ – Kapiteni Lala ndëshkohet me karton te verdhe.

21’- Kulchiy i Bjellorusise ndëshkohet me karton te verdhe.

24’- Skela ekzekuton nje goditje te lire nga rreth 20 metra ne anen e djathte te sulmit te Shqiperise, por askush nuk e shfrytëzon harkimin e fantazistit te Arka Gdnyia.

29’ - Shqiperia ekzekuton nje tjeter goditje kendi nga Skela, por pa krijuar rrezikshmëri.

30’ – Hamdi Salihi gjuan nga larg, por pa e shqetësuar seriozisht portieri bjellorus, Veremko.

32' - Ndeshekohet me karton te verdhe Shiitov i Bjellorusise. 2-2 kartonet e verdhe.

31’ – Nje tjeter goditje kendi. E katërta per Shqiperine.

37’ – Lorik Cana ndëshkohet me karton te verdhe, pas nje faulli te tij ndaj Hleb.

38’ – Regjistrohet goditja e pare e Bjellorusise drejt portes shqiptare. Pa asnjë problem per Samir Ujkanin.

39’ – Skela dha nje pasim te bukur per Salihin, por shkodrani nuk gjen dot sinkronizimin e duhur.

41’ – Nje supergoditje e Lorik Canes nga nje goditje standarde nga 25 metra dhe porten e Bjellorusise e shpeton vetem shtylla horizontale. I pafat Lorik Cana. E pafat Shqiperia.

43’- Salihi i shpetoi mbrojtjes bjelloruse, goditi me te majten, por topi fatkeqësisht nuk ju drejtua rrjetes. Nje tjeter mundesi e madhe e Shqiperise.

45’+1 – Mbyllet pjesa e pare: 0-0. Shqiperia goditi shtyllen me Lorik Canen, gjyqtari suedez anuloi nje gol te Hamdi Salihit dhe ekzekutoi 5 goditje nga kendi. Asnje rast per Bjellorusine.

PJESA E DYTE 46’ – Topin e pare e luan Kombetarja jone. Shqiperia nuk ka asnjë ndryshim. Bjellorusia ka bere zevendesimin e pare.

47’ – Bjellorusia ekzekuton nje goditje kendi.

48’ – Bjellorusia prane golit. Nje pakujdesi e Ujkanit, por qe per fat te mire nuk ndëshkohemi, pasi sulmuesi bjellorus gjuan jashte.

50’- Ansi Agolli harkoi nga e majta e sulmit tone nje top ne zone, Salihi gjuajti me koke, por mbrojtja bjelloruse e largon ne goditje kendi.

51’ – Agolli gjuajti fort nga distanca dhe portieri Veremko e devijoi ate me kembe ne goditje kendi.

52’ – Goditja e shtate nga kendi per Shqiperine. Si gjithmonë Ervin Skela.

53’ – Molash ndërhyn shume rende ndaj Andi Liles. Karton i verdhe per bjellorusi. Demtohet Lila.

54’ – Agolli harkoi serish dhe serish Salihi me koke, por Veremko eshte ne vendi e duhur. Nje pafundesi rastesh.

62' - Gooooooool... Erjon Bogdani pasoi nje top me koke drejt zones bjelloruse, aty heziton nje mbrojtes kundershtar, dhe "gjahtari i golit", Hamdi Salihi, perfitoi duke shenuar golin e pare te Shqiperisel. Nje gol i merituar. I shume merituar. Shqiperi-Bjellorusi 1-0.

68’ – Ujkani pret nje gjuajtje qendrore te bjellorusit Bychenok.

70’ - Serish Ujkani shpeton serish porten, duke e zotëruar ate pas dy prekjeve. Reagim i mire i portierit te Novares.

72’ – Tjeter shtylle e Shqiperise, kësaj radhe me Hamdi Salihin. Pas nje aksioni model te Kombetares sone, me pasime me nje takim midis ku moren pjese edhe Bogdani dhe Skela. Duhej te ishte 2-0.

74’ – Elis Bakaj futet ne vend te Erjon Bogdanit. Bakaj luan ne Rumani me Dinamo e Bukureshtit.

75’ – Tjeter gol i anuluar i Hamdi Salihit, ne pozicion te qarte jashte loje.

80’ – Klodian Duro hyn ne vend te Ervin Skeles. Fantazisti duartrokitet fuqishem per lojen e shkëlqyer te tij.

82’ – Klodian Duro ekzekutoi nje goditje kendi dhe Salihi ben me te paimagjinueshmen, me porten bosh shndërrohet ne nje mbrojtes te Bjellorusise, duke mos e shtyre topin ne rrjete, por e kthyer ne drejtimin e kundërt. Mund te ishte serish 2-0.

90’+2 – Gjergji Muzaka, ne nje ndeshje te rralle per te, pasi luan me maske ne fytyre, futet ne vend te Hamdi Salihit, heroit te Shqiperise.

KOMENTE