Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vorbullat e politikave greke ndaj Shqipërisë
English

Vorbullat e politikave greke ndaj Shqipërisë

Nga Albert Zholi*

Caktimi i kufijve nga Konferenca e Ambasadorëve e Londrës në vitin 1913, qenia e shtetit të brishtë shqiptar pa qeverisje, Ismail Qemali do të largohej atë vit për në Itali nga presioni i kundërshtarëve të tij)

vendosja në vend i Komisionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë, Caktimi i Princ Vidit si Mbikëqyrës i Shqipërisë, e kishin zhytur vendin në kaosin e përgjithshëm. Është shumë e njohur novela e Kadaresë “Viti i mbrapshtë” dhe çorientimet e jetës shqiptare në ato kohëra.

Kjo krizë, nostalgjia e qarqeve të caktuara për Turqinë e Madhe, lobi proturk e anadollak, makinacionet diabolike të Esat Pashë Toptanit etj, bënë që të përhapej ideja e një rindarje të re të Shqipërisë edhe në ato pak troje që i kishin dhënë të huajt.

I asaj kohe është i famshmi “Protokoll i Korfuzit”. 75 vjet më vonë “Protokolli” doli përsëri në shesh. Në të vërtetë, ai nuk ishte fshirë kurrë. Rënia e sistemit totalitar në Shqipëri, hapja e kufijve greko-shqiptarë, dëshpërimi shqiptar për këtë zhgënjim madhor që u kishin bërë politikat komuniste ndaj të ashtuquajturës botë kapitaliste lëkundi tek ata

deri tek nocionin komb e atdhe.

Nga ana tjetër, organizatat e shumta që u krijuan në minoritetin grek të jugut, e ngritën dallgët e shpresave për një bashkim të mundshëm me Greqinë. Dukej se ishte koha. Por formulimet ndërkombëtare, paprekshmëria e kufijve në Evropë, e reduktuan çështjen deri në kërkesën për autonominë e Vorio-Epirit. Kufijtë e Vorio-Epirit nuk u përcaktuan kurrë saktë.

Për priftin e Konicës, Sebastianos, Vorio-Epiri shtrihej deri në Durrës, meqë sipas librit të tij të botuar në vitin 1992, Epidamusi i lashtë ishte koloni greke! Të tjerët e çonin këtë kufi deri në Shkumbin, ndërsa vetë ‘Protokolli” përcaktonte si Vorio-Epir krahinat e Korçës, Gjirokastrës, Sarandës e Himarës. Nuk do të hyjmë në analizën e këtyre përcaktimeve, sepse këtë duhet ta bëjnë historianët e jo politikanët grekë e shqiptarë, por këto vorbulla do të përcaktonin në mënyrë të ndjeshme gjithë jetën e emigracionit shqiptar në Greqi.

Por duhet theksuar, se ka pasur edhe një erë të mirë në politikat midis dy vendeve. Kjo i takon qeverisjeve të PASOK-ut kur rivlerësuan marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve, kur në Kakavijë e padepërtueshme për shqiptarët, ministri i atëkohshëm Papulias dhe homologu i tij shqiptar, Reiz Malile, kishin pirë nga një gotë për miqësinë e dy popujve. Pas kësaj, zoti Papulias do ta kalonte disa herë kufirin. I njohur si mik i

Shqiptarëve, ngaqë ishte rritur në zonat pranëkufitare me Pagonin, ngaqë qysh në shkollën fillore kishte patur shokë e miq mjaftë shqiptarë dhe i kishte dashur ata, Papuliasi do ta bënte Shqipërinë një nga preferencat e tij dhe do të luftonte për shumë vjet me radhë për ndryshimin e klimës së mosbesimit.

E tij konsiderohet shprehja se “…Vorio-Epiri është një kontekst gjeografik…”, e cila lehtësoi shumë politikat shqiptare ndaj Greqisë.

Por rënia e qeverisë së PASOK-ut pikërisht më 1990 dhe ardhja në pushtet e konservatorëve nacionalistë në kulmet e acarimeve politike në Shqipëri, ndërlikoi edhe një herë klimën e ngrohtë politike. Nuk jemi të sigurt nëse kjo synonte vetëm

goditjen përfundimtare të regjimit komunist i cili e kishte konsideruar bukur paprekshmërinë e kufijve, apo një gjallërim të organizatave ekstremiste greke. Sidoqoftë

vet dallga e refugjatëve shqiptarë kishte prishur diçka nga skema. Ajo ishte e

papërmbajtshme.

Sado e dobësuar qeveria e Tiranës duhej të bënte edhe ajo diçka për ta ndaluar

këtë dallgë. Ishte kjo arsyeja, që kryeministri Micotaqis do të ndërmerrte atë janar të ngrirë udhëtimin e tij të parë drejt Tiranës. Më 13 janar 1991 ai do të pritej nga Ramiz Alia. Siç ishte Koha, shtypi shqiptar, i përbërë kryesisht nga gazeta proqeveritare i dha aq

publicitet kësaj vizite, sa i jepte zakonisht. Nuk dihen hollësira. Por në dukje,

kjo vizitë ngjante si një rritje e prestigjit të rënë të qeverisë së Tiranës. Pra vinte në drejtim të kundërt me situatat evropiano-lindore. Ai ishte i pari kryeministër grek që vinte në Shqipëri, dhe qeveria shqiptare i bëri shumë propozime. Mjaft i përmbajtur Micotaqis, dha disa premtime. Midis tyre ishin shtimi i ndihmave humanitare, të cilat duhet thënë se ishin të shumta por që u shpërdoruan në Shqipëri, sistemimin e refugjatëve shqiptarë me kusht mbrojtjen e kufijve nga pala shqiptare e

greke, fillimin e dhënies së vizave në masë, si edhe akordimi i 20 milion dollarëve

ndihmë për Shqipërinë. Nuk u publikuan kurrë parashtrimet e kryeministrit grek në

planin politik dhe të parti-pluralizmit. Koha do të tregonte se kjo trysni duhet të jetë bërë. Megjithë disa masa parandaluese që u morën nga pala shqiptare për të frenuar ikjen drejt Greqisë, vala nuk u shua më kurrë. Tani molepsja ishte totale. Madje edhe ushtarët shqiptarë merrnin rryshfet nga ikanikët nga 500 lekë të vjetra në mënyrë që ata të

kthenin shpinën kur kolonat bënin tutje. Të dhëna zyrtare të publikuara disa vjet më vonë bëjnë fjalë edhe për të vrarë në kufi nga pala shqiptare. Për këtë do të dilnin gjyqeve për gjenocide disa drejtues të degëve të brendshme të rretheve kufitare me Greqinë e do të merrnin dënime të rënda. Më 28 maj 1991 shkoi përsëri në Tiranë zëvendës sekretari I përgjithshëm i ministrisë së jashtme greke Megallokonomi, icili vendosi në qendër të

bisedimeve me homologun e tij, parandalimin e eksodit të shqiptarëve drejt Greqisë. Edhe disa ndihma të reja humanitare u premtuan. Por askush nuk ishte i interesuar të mbante në këmbë regjimin komunist. Atë kohë, ishte ashpërsuar lëvizja sindikaliste

antikomuniste dhe shumë shpejt do të binte qeveria Nano e ngritur pas zgjedhjeve të

31 marsit. Vendi do të formonte një qeveri koalicioni, e cila sipas analistëve dhe ngjarjeve që do të rridhnin më pas. Do të ishte qeveria më

e kompletuar shqiptare, por që duke pasur në krye një president komunist dhe strukturat e pacënuara të shtetit totalitar, nuk do të pranohej nga perëndimi.

Por le të kthehemi te fati mijëra vetëve që kishin kapërcyer kufirin grek në fillim të vitit 1991. Pas një periudhe relativisht të shkurtër nëpër kampe, shumica e të ikurve shqiptarë u shtynë thellë në tokën greke. Popullimi me shqiptarë nisi nga zonat fshatare të Epirit

e synoi drejt qyteteve të mëdha. Më shumë u vendosën në Janinë, si qyteti më i

afërt me Shqipërinë, por edhe në Artë, Prevezë, Trikalla, Igumenicë, etj. E vërteta është se në shumicën e rasteve këtyre njerëzve iu rezervua një pritje e ngrohtë. Shtëpitë greke u hapën kanatë për këta njerëz të drobitur të cilët udhëtonin papushim, ditë e natë, për të mbërritur diku. Shpesh herë nuk dinin ku shkonin. Synimi: një portë e hapur. Të asaj

periudhe janë tregimet për njerëz të mrekullueshëm grekë, për pronarë zemërgjërë,

për kumbarë të rinj që pagëzonin fëmijët shqiptarë, madje edhe për martesa të para. Lajmet nga Greqia të mbushnin me entuziazëm. Doza të mëdha gënjeshtrash i shoqëronin ato për një arsye krenarie, apo justifikimi për ikjen. Madje edhe pagat thuhej se ishin fantastike. Kur punëtori merrte dy-tre mijë dhrahmi në ditë ai shkruante se merrte

pesë, madje pa punuar fare!. Është i njohur fakti se zonat kufitare midis shteteve

janë më të indoktrinuara me nacionalizëm. Kështu Epiri grek jo më kot kishte dishepujt e vet të nacionalizmit, sikundër edhe zonat çame të Sarandës kishin armiqësi për grekët e përtej kufirit. Kështu çdo shqiptar mysliman dhe çdo grek i mirëfilltë shihej nga të dy anët e kufirit gati-gati si armik. Mirëpo, ngaqë në këtë kohë historike shqiptarët ishin të

detyruar të lypnin punë e strehim në vendin fqinj, ata ishin më të ekspozuarit

ndaj furisë grekomadhe. Kështu nisën të preferoheshin për punë vetëm të krishterët, madje mundësisht minoritarët. Pastaj rrethi u zgjerua: po të ishte vorioepirot, doemos ishte grek dhe njeri i mirë! Të detyruar nga kjo vështirësi e re shumë shqiptarë nisën

të mohonin emrat e tyre. Ky nuk ishte një formalitet e aq! Dinakëria e pronarëve grekë nisi të kërkonte dokumente. Kështu në shtetin e tronditur shqiptar nisi korrupsioni i madh antikombëtar. Mijëra e mijëra letër-njoftime,pasaporta, certifikata u shitën

false vetëm për pak dhrahmi. Nëpunësit e gjendjeve civile u bënë të pasur. Të pasur u bënë edhe policët e Degëve të Brendshme në tregëtinë e pasaportave për jashtë, tregëti e cila do të arrinte kulmet e veta disa vjet më pas në ndërrimin e këtyre dokumentave nga shteti “demokratik”.

Lajmet e bujshme nga Greqia e tronditën më shumë sistemin politik në Shqipëri. Flitej për një mashtrim të madh komunist i cili e kishte përshkruar Greqinë si vend të vuajtjeve të klasës punëtore, madje ekstremistët shkonin më tej.

A nuk erdhën grekët në Shqipëri në vitet’40 dhe vuanin për një copë bukë?J a pra, që në ato vite Shqipëria edhe Greqia kishin të njëjtin nivel jetese, por kështu sistemi komunist e varfëroi popullin shqiptar! Kjo logjikë, megjithë disa të vërteta, ishte shumë naive. Në vitet ’40 Shqipëria dhe Greqia ndryshonin si nata me ditën. Zhvillimi i gjithanshëm arsimor dhe kulturor i Greqisë kishte nisur fill pas pavarësisë së saj në vitin 1821, ndërsa në Shqipëri fill pas vitit 1920. Në fillim të këtij shekulli, aristokracia greke organizonte ballo dhe gratë kërcenin me fustane dekolte, ndërsa në Tiranën e viteve ’50 gratë

mbanin akoma ferexhe. Në Athinën e viteve ‘20-‘30 lëviznin tramet e famshme, ndërsa

në Tiranë arabët me kuaj kockë-dalë. Universitetet e Greqisë kishin një histori

njëshekullore, kur shkolla e lartë e Tiranës i përkiste fundit të viteve ’50.

Industria greke po lulëzonte kur në Tiranë quhej krenari ndërtimi i një fabrike cigaresh. Letërsia dhe arti grek me një trashëgimi botërore zhvilloheshin si në të gjithë Evropën,

kur në Shqipëri numëroheshin me gishta librat e parë Emigracioni Grek, nga më të

mëdhenjtë në Evropë, sillte të ardhura të tilla sa ndërronte jetën e familjeve,

kurse pesë dollarë të dërguar nga mërgimtarët shqiptarë të Amerikës, apo

Argjentinës sa zinin një vrimë muri në shtëpitë përdhese. Natyrisht ishte edhe sistemi i ekonomisë së tregut që përcaktonte prioritete të tjera…Spekulimet nuk ishin aq të sakta

Ishte njësoj si të quaje Sarajevën e viteve ’90 një qytet të prapambetur e të uritur vetëm e vetëm se atje plasi lufta dhe njerëzit u larguan për në vende të tjera!. Pavarësisht nga të

gjitha këto, një fenomen përvijohej qartë e saktë: Shoqëria moderne greke e pranoi sfidën shqiptare. E pranoi ikjen e tyre masive nga trojet amtare dhe u hapi dyert e shtëpive, të punës e të mirëqenies. Greqia u tregua më zemërgjerë se çdo shtet i Europës. Politikat nisën të zvogëlonin peshën e tyre të zymtë para bashkëjetesës së popujve...

KOMENTE
  • Xhabiri Dudasshkodrani23:20 - 26 Mars 2011
    Ky qe shkruaka keka ma grek se greket