English

AAK, kritika për regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 27 mars, NOA - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur shqetësimin e partisë për, siç thuhet, mungesën e seriozitetit nga ana e qeverisë lidhur me projektin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Përmes një komunikate për media, zyrtarë të AAK-së kanë thënë se përgatitjet e pamjaftueshme, vonesa e madhe në përzgjedhjen dhe trajnimin e kontrollorëve dhe regjistruesve, "mund ta vënë në sprovë kredibilitetin e këtij projekti aq të rëndësishëm".

Regjistrimi i popullsisë parashihet të nisë më një prill, ndërsa rezultatet preliminare pritet të publikohen në muajin maj. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 1981.

NOA/RFE

KOMENTE