Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ne luftuam krimin, kur opozita përdorte imunitetin për ta mbrojtur atë
English

Berisha: Ne luftuam krimin, kur opozita përdorte imunitetin për ta mbrojtur atë

Tiranë, 27 mars 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij kreu i maxhorancës Sali Berisha deklaroi se është krijuar aleanca më e fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë, e cila përfaqëson rekordet elektorale të mbi 55 % të shqiptarëve.

Numri një i demokratëve theksoi faktin se këto janë zgjedhjet në të cilën boshti kryesor dhe në qendër të tyre është vendosur qytetari, prandaj dhe aleanca u shpall si “Aleanca për qytetarin”.

Sipas tij përballë kësaj aleance suksesi është vendosur aleanca e së shkuarës, aleanca e Partisë së Punës.

Duke vijuar akuzat ndaj kreut të socialistëve ai shtoi: “E dini ju që zoti Ram u rikthye te dashuria e vjetër, i rezistoi njërës partie të ekstremit të majtë por nuk i rezistoi tjetrës, aty u dorëzua. Më kanë këshilluar që ta quaj aleanca e fajit ose aleance e betonit, ndërsa në rrafshin parimor ata u shfaqën si aleancë e së shkuarës, dhe e bënë me qëllim, nga nostalgjia për etërit shpirtëror”.

Berisha theksoi ndër të tjera sigurinë për fitoren e zgjedhjeve pasi para çdo shqiptari, ata dalin si qytetarë, si prindër, si familjarë, si zyrtarë, si politikanë.

Në vazhdën e investimeve të bëra nga qeveria ai shtoi se u mbajtën premtimet që nga

ujësjellësat e vegjël e kanalizimet, e deri tek zhvillimi i ëndrrave më të më mëdha të një kombi.

“Ne shikojmë një Shqipëri tjetër sot, një Shqipëri e cila ende nuk ka infrastrukturën që meriton, Shqipëria ishte vendi i gjerave të ndaluara, pra ne kemi ndryshuar dhe po ndryshojmë me shpejtësi, janë këto projekte të cilat kanë bërë që Shqipëria të shpallet destinacioni kryesor turistik i botës për këtë vit. Akoma Shqipëria nuk ka rezorte luksoze turistike, por bukuritë e vendit bënë që të përzgjidhej”, shtoi kreu demokrat.

Berisha theksoi gjithashtu se në vazhdën e investimeve në shkolla, infrastrukturë e kudo tjetër nuk u braktis njeri, pasi vendosmëria është e madhe.

Ai tha gjithashtu se, “E vërteta është që ecja jonë është me e shpejtë dhe më e fuqishme, por natyrisht që në këto rrugë ka dhe gabime, por ka një gjë që bën diferencën, ka një vullnet të hekurt për të rregulluar gabimet. Ne ja dalim edhe të korrigjojmë gabimet tona, sepse ne programin që kemi shpallur, e kemi bërë me vendosmëri të madhe, pasi ne shpallëm dy armiq kryesor kur erdhëm në pushtet, krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Sipas tij, 3.5 milion turistë ishin vitin e kaluar në Shqipëri, pasi vendi nuk do të bënte përpara asnjëherë, nëse nuk do kishte këtë vullnet të hekurt, në luftën kundër korrupsionit.

Ndërkaq ai shtoi se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nga 2004-2009 ka dyfishuar të ardhurat si dhe shtoi se maxhoranca i qëndron programit tonë, dhe lufta ndaj dy armiqve kryesorë do ishte lënë, nëse opozita shqiptare nuk do përdorte për mburojë imunitetin dhe mjete të tjera, për të mbrojtur krimin.

Këto deklarata kreu i maxhorancës i bëri gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e këshillit drejtues të Partisë Demokratike.

a.y/NOA

KOMENTE