Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: OSBE vlerësoi zgjedhjet pasi nuk pati asnjë provë për manipulim rezultati
English

Berisha: OSBE vlerësoi zgjedhjet pasi nuk pati asnjë provë për manipulim rezultati

Tiranë, 27 mars 2011, NOA- (Update) Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se maxhoranca shkon në zgjedhje e sigurt për fitore.

Që në hyrje të fjalës së tij ai tha se, fushata është nisur de fakto madje ka nisur edhe përgatitja intensive për këtë fushatë.

“Unë dua t’iu përcjell ju të gjithë kandidatët për “Aleancën për qytetarin”, t’iu përcjellë të gjithë strukturave, anëtarëve, simpatizantëve të PD-së qëllimin më madhor të kësaj fushate, votën e lirë të shqiptarëve”.

Ai shtoi se Partia Demokratike është parti e votës së lirë, dhe se anëtarët e saj janë qytetarë të këtij vendi të bashkuar, pavarësisht nga të gjitha dallimet e tjera, pasi sipas Berishës, qeveria dhe vendi ka ecur përpara falë besimit të hekurt te vota e lirë dhe vlerat e saj.

Sipas kreut të demokratëve, “Historia dhe trashëgimia e forcës tonë politike, janë ndër thesaret më të çmuara, jo vetëm tonat por edhe të kombit. Historiku i votës ka qenë një historik pa dyshim i guximshëm, sepse vendi pati fatin të ketë një forcë shumë të rëndësishme e cila që nga themelimi i saj në vitin ‘91 me gjithë transformimet që bëri nuk ndryshoi asnjëherë”.

Sakaq ai theksoi se kjo qeveri dhe kjo shumicë për të arritur në standardet më të mira ka bërë investimet më të mëdha, prandaj shkon drejt zgjedhjeve me një moral tërësisht konsensual, shkon drejt zgjedhjeve me standardet më të larta teknologjike për numërimin e votave, si dhe të vendosur për të respektuar vullnetin e çdo shqiptari.

Ndër të tjera shefi i bluve i cilësoi zgjedhjet e 2009-ës si procesi që plotësoi standardet e OSBE-së, pasi çdo përfaqësuesi dhe komisionari demokrat iu bë vlerësimi se nuk pati asnjë provë për të manipuluar rezultatin.

Berisha tha gjithashtu se, gjithnjë në një proces zgjedhor përgjegjësitë më të mëdha i ka maxhoranca, i ka qeveria, dhe ajo i ka kaluar me sukses të plotë të gjitha provat.

Kreu i maxhorancës deklaroi se, objektivi kryesor për zgjedhjet është procesi i lirë dhe i ndershëm, me kushtin themelor zbatimin e ligjit zgjedhor.

Në këtë linjë ai bëri thirrje që Kodi Zgjedhor, të studiohet, të njihet, të punohet sipas përgjegjësive në të gjitha nivelet.

a.y/NOA

KOMENTE