English

Gruaja gjen prezervativ në një kuti qumështi

Suedi, 27 Mars 2011, NOA- Një grua suedeze ka blerë një kuti qumështi dhe ka gjetur brenda një surprizë të pakëndshme: një prezervativ. Gruaja, që jeton në krahinën Gunnilse (Suedi), tha se e bëri zbulimin e tmerrshme pasi derdhi pikat e fundit të "filmjolk" – lloj qumështi i pasterizuar - në tasin e qenit.

Konfirmimi i incidentit të çuditshëm vjen edhe nga Milica, vajza e saj. Ajo tha se ndërsa e ëma kishte derdhur qumështin në tasin e qenit kërceu nga kutia një prezervativ. Vajza tha për mediat suedeze se ky incident i ka prishur oreksin të dyjave për dy ditë.

"Tani nëna ime ka filluar të hajë, por nuk blen më asnjë produkt "filmjolk", thotë Milica. Katarina Malmstrom, përgjegjësja e shërbimeve për klientët e "Arla Foods" –kompania që prodhon qumështin "filmjolk" – dyshon se prezervativi ka përfunduar në qumësht gjatë procesit të paketimit.

"Është e pamundur që të ndodhë... nuk ka asnjë shans- shpjegon ajo- Është një proces i mbyllur në të cilin veprojnë filtra dhe mekanizmave që me siguri do të parandalonin që një objekt kaq të madh të përfundonte në një kuti".

Tani mbetet për t'u parë se si është e mundur që një prezervativ ka përfunduar në qumësht. Katarina Malmstrom thotë se inxhinierët e kompanisë po punojnë për të përcaktuar se a mund të ketë ndodhur vërtet ky incident.

Ndërkohë, konsumatorët suedezë janë të alarmuar.

a.e./NOA

KOMENTE
  • Anizel22:06 - 27 Mars 2011
    ha ha ha ha .....vetem ketu te ne nuk gjen pası siguria ushqimore eshte e nje niveli super te larte....ha ha ha