Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Sannino: Garanci për standardet në zgjedhje edhe vullneti i opozitës
English

Berisha-Sannino: Garanci për standardet në zgjedhje edhe vullneti i opozitës

Tiranë, 28 mars 2011, NOA – Diskutimi mbi planin e veprimit të qeverisë për përmbushjen e 12 rekomandimeve të KE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat ishin në qendër të takimit të sotëm mes kryeministrit Sali Berisha dhe zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të zgjerimit të BE-së, Stefano Sannino. Sannino ka mbërritur në Tiranë për seminarin që po organizohet mbi planin e veprimit të qeverisë për adresimin e 12 rekomandimeve të KE-së.

Kryeministri i rikonfirmoi zyrtarit të BE-së se integrimi evropian i Shqipërisë mbetet projekti më madhor kombëtar i këtij shekulli për Shqipërinë e shqiptarët, duke e garantuar atë se qeveria shqiptare është vendosur të bëjë çdo përpjekje për ecjen me shpejtësi përpara për anëtarësimin e plotë në BE.

Zoti Sannino gjatë bisedës tha se seminari do të shërbejë si një instrument për të krijuar një platformë të përbashkët pune, në plotësimin e detyrave të lëna nga 12 rekomandimet e KE-së.

Ai pohoi mbështetjen e BE-së ndaj reformave dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i zgjerimit në BE, Stefano Sannino vlerësoi hapat dhe arritjet e rëndësishme të Shqipërisë, gjatë viteve të fundit, në të gjitha fushat e reformave prioritare, në veçanti, liberalizimin e vizave, të cilën e cilësoi si një arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Duke folur për zgjedhjet vendore të 8 majit, dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e zhvillimit të tyre konform standardeve ndërkombëtare.

Në takim u vlerësua edhe thirrja e tryezës së partive politike nga mazhoranca, e cila sipas Sanninos u vlerësua si një ngjarje shumë pozitive në funksion të dialogut politik parlamentar për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it që i drejtohen partive politike.

Kryeministri Berisha e risiguroi përfaqësuesin e BE-së se qeveria shqiptare dhe mazhoranca ka si përparësi për këto zgjedhje vendore, arritjen e standardeve më të mira ndërkombëtare, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai tha se në fokus është interesi më i mirë i qytetarit.

Në këtë kontekst, kryeministri Berisha tha se qeveria është plotësisht e angazhuar dhe po punon për arritjen e standardeve, duke plotësuar çdo detyrim ligjor dhe politik.

Sipas shefit të qeverisë përmbushja e detyrimeve ligjore në kohë dhe me seriozitet edhe nga ana e opozitës ka rëndësi themelore në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Dy bashkëbiseduesit theksuan se garanci shtesë për përmbushjen e të gjitha standardeve ndërkombëtare është edhe shprehja e vullnetit pozitiv politik, jo vetëm nga maxhoranca, por edhe nga opozita.

mit/NOA

KOMENTE