Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japoni, qeveria e kritika për centralin në Fukushima
English

Japoni, qeveria e kritika për centralin në Fukushima

Japoni, 28 mars, NOA - Qeveria e Japonisë e ka vlerësuar si “absolutisht të papranueshëm” gabimin e leximit të nivelit të rrezatimit, nga ana e operatorit të centralit atomik, Fukushima, që është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami.

Zëdhënësi i qeverisë, Jukio Edano, ishte ai që e paraqiti kritikën. Kjo ndodhi një ditë pasi Kompania e rrymës elektrike në Tokio, njoftoi se uji në central ka arritur nivelin e rrezatimit 10 milionë herë më tepër se niveli normal.

Zyrtarët më vonë thanë se kalkulimi ishte i gabuar, megjithëqë niveli i rrezatimit në këtë hapësirë mbetet i rrezikshëm. Puna për stabilizimin e reaktorëve të dëmtuar në Fukushima është vështirësuar dukshëm pas rrjedhjes së rrezatimit në ajër dhe në Oqeanin Paqësor, me ç’rast janë helmuar fermat prodhuese dhe uji për pije.

Por, sipas zyrtarëve, niveli nuk është aq i lartë, që të paraqes kërcënim të menjëhershëm për njerëzit në rajon.

NOA/RFE

KOMENTE
  • Xhabiri Dudasshkodrani20:34 - 28 Mars 2011
    Kjo tregon se njerezit i bejne me keq vehtes se ju ben atyre ZOTI