Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MPÇS: Personat me Aftësi të Kufizuara, prioriteti ynë
English

MPÇS: Personat me Aftësi të Kufizuara, prioriteti ynë

Tiranë, 28 mars, NOA - Gjatë viteve të fundit, qeveria shqiptare po konsideron gjithnjë e më shumë si një nga prioritetet e saj kryesore çështjet e aftësisë së kufizuar.

Një fakt i tillë theksohet në një deklaratë të posaçme të ministrisë së Çështjeve Sociale, duke sqaruar se si nga viti në vit për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) ka një rritje interesimi dhe vëmendjeje nga ana e shtetit dhe objektivi i vazhdueshëm është përmirësimi i cilësisë së jetesës së tyre, duke theksuar jo vetëm mbështetjen financiare, por edhe rëndësinë e integrimit dhe pjesëmarrjes së tyre të plotë në shoqëri.

“Ministria e Çështjeve Sociale po ndjek me rigorozitet realizimin e objektivave të përcaktuara në Planin Kombëtar të Veprimit për PAK që shtrihet deri në vitin 2015, në të gjitha fushat”, citon më tej ky dikaster.

Duke shtuar se nga dhjetori 2010, pagesat për kategoritë e PAK janë indeksuar dhe konkretisht: i) pagesa e personave para dhe tetraplegjikë shkoi në 9 200 lekë, nga 8 700 lekë që ishte; për kujdestarët e kësaj kategorie, pagesa shkoi në 9 500 lekë të reja, nga 9 200 lekë në vitin 2009 dhe shteti kontribuon me pagesën e sigurimeve shoqërore, me qëllim njohjen e periudhës për efekt pensioni.

“Bazuar në vendimet e Këshillit të Ministrave, këto pagesa janë indeksuar me indeksin e çmimeve të konsumit, që konkretisht rezulton në indeksimin e pagesave të personave para dhe tetraplegjikë në masën 3.5 %”, përfundon kjo deklaratë.

n.e/NOA

KOMENTE