English

Shalsi: Basha, mos tallet me banorët në takimet e tij elektorale

Tiranë, 28 mars, NOA – “Mësova se kishte ardhur këtej vërdallë Luli i Saliut. Na vjen mirë që po fillon të njohë rrugët e Tiranës, më thonë banorët, por të paktën të mos tallet me ne për ato që thotë, se duket sikur vjen nga një planet tjetër”.

Kështu është shprehur sot për mediat deputeti socialist, Eduard Shalsi, i cili ka komentuar takimet e fundit elektorale të kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha.

Sipas tij, nuk është faji i këtij të fundit, sesa i kryeministrit që e detyron të bëjë premtime.

“I thotë Saliu thuaj se do të punësojë 30.000 vetë në Tiranë, dhe ai pa e menduar e thotë, ndërkohë që Saliu i tij e ka zhytur vendin në papunësi. I ankohen për ujin dhe ai s’e di që ujësjellësin e Tiranës e ka Saliu i tij”, tha lidhur me një fakt të tillë deputeti socialist.

Duke përfunduar se “Luli i Saliut nuk di se çfarë thotë dhe çfarë bën”.

n.e/NOA

KOMENTE