Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthim eksplozivi pranë Gardës, identifikohet pronari i makinës
English

Shpërthim eksplozivi pranë Gardës, identifikohet pronari i makinës

Tiranë, 28 mars, NOA, Update - Makina “Audi Q7” me targa amerikane, së cilës ju vendos lënda plasëse në afërsi të Gardës së Republikës rezulton në pronësi të Genti Saukut.

Ndërkohë që shoferi i mjetit ka qenë Altin Deda. Vet Sauku në momentin e shpërthimit ka qenë në palestrës. Sipas raportimeve paraprake besohet se shpërthimi i lëndës eksplozive ka qenë i qëllimshëm.

Bëhet e ditur se Sauku është pronar tokash në kryeqytet. Fillimisht makina ka qenë afër palestrës, ndërsa më pas është parkuar afër Gardë së Republikës.

Ngjarja e rëndë tronditi qytetarët e kryeqytetit. Menjëherë sapo kanë mësuar lajmin, forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje, duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Shoferi i makinës është plagosur lehtë. Ndërkohë ekspertët e policisë kanë nisur hetimet dhe kanë marrë në pyetje disa persona që kanë qenë afër vendit të ngjarjes.

KOMENTE