Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dule: Të mos përsërisim gabimet e vitit 2009
English

Dule: Të mos përsërisim gabimet e vitit 2009

Tiranë, 29 mars, NOA – Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha sot në mbledhjen e partive për zgjedhjet e 8 majit, se klasa politike duhet të krijojë kushtet për të mos përsëritur gabimet e zgjedhjeve në vitin 2009. Ai u shpreh se kriteri themelor është zbatimi i ligjit, pasi komisionet funksionojnë sipas parimit partiak. “Komisionerët nuk kanë ligjin kriter të aktivitetit të tyre. Në marrim përsipër të dalim mbi ligjin, si të administrojnë momentet e vështira të njohjes apo mos njohjes së procesit zgjedhor, duke u krijuar shtegun që të vënë vullnetin partiak mbi atë ligjor. KQZ është një institucion më afatgjatë që në themel është i ngritur mbi të njëjtat parime. Kemi për detyrë të mos përsërisim gabimin e qershorit 2009 duhet të mos kemi tabu as për ndryshimin e Kodit dhe as të ligjit”, tha sot Dule. Ai u shpreh se komisionerët do të vazhdojnë t’i binden vullnetit partiak. Ai u shpreh se mund të bëhen disa ndryshime në Kodin Zgjedhor në lidhje me transparencën e zgjedhjeve. “Nuk mund të ndryshojmë KQZ, por çfarë na pengon ne të ndryshojmë çështjen që lidhet me transparencën postzgjedhore”, tha Dule. Ai shtoi se edhe më parë ka pasur marrëveshje dhe kode të miratuara, por ka munguar dëshira për t’i zbatuar ato. “Mungon vullneti politik për të impelmentuar ligjet dhe respektuar kodet, unë e përshëndes këtë tavolinë. Në pohojmë me draftin e marrëveshjes që kemi përpara edhe një vërtetë shumë të madhe, se zgjedhjet nuk zhvillohen në bazë të ligjeve, por në bazë të vullneteve politike”, tha sot Dule. a.k/NOA

KOMENTE