English

Dyshime për uranium në Shqipëri dhe Kosovë, ushtaraku italian vdes nga leuçemia

Kaliari, 29 mars, NOA - Vdekja e një ushtaraku në Itali ka hedhur dyshime mbi sasi uraniumi të varfëruar në Shqipëri dhe në Kosovë. Edhe pse nuk ka prova zyrtare, mediat italiane shkruajnë sot se një oficer marine ka vdekur nga leuçemia pasi është kontaminuar nga uraniumi gjatë qëndrimit të tij në këto dy vende.

Paolo Mucelli, 31 vjeç nga Baunei ka vdekur nga leucemia në Spitalin e Kaliarit. Ai kishte vetëm disa ditë që e kishte zbuluar këtë sëmundje. Pas analizave që i janë bërë, dyshohet se sëmundja e rëndë është marra nga rrezet e uraniumit të varfëruar.

Ai ka qenë një ushtarak i Marinës Italiane dhe ka marrë pjesë në disa misione në Kosovë dhe në Shqipëri. Mediat nuk specifikojnë sesi mund të ketë ndodhur kontaminimi.

Sipas agjencisë së lajmeve “La Nuova Sardegna”, simptomat e sëmundjes janë shfaqur një javë me parë dhe i ka ndërruar jetë dje në spitalin e Kaliarit. Sipas faqes on-line kjo lidhet me të ashtuquajturën “Sindorma e Ballkanit”, një term që përmbledh sëmundjet, kryesisht tumorale, nga të cilat vuajnë ushtarakët që kanë marrë pjesë në misione në vendet e Ballkanit.

Uraniumi i varfëruar është një element që përdoret për qëllime ushtarake dhe civile. Ka bomba të veçanta të cilat kanë përmbajtje të limituar në përbërjen e tyre. Ai përdoret për si detonator për bombat bërthamore. Ndërsa përdoret dhe për centralet atomikë, por edhe në mjekësi.

Gjithsesi velen të theksohet se nuk ka ende prova të qarta për përdorimin e armëve me uranium gjatë luftës në Kosovë, apo dhe konflikte të tjera në Ballkan. Ashtu si edhe për çështje të tjera, teoria e uraniumit të përdorur për qëllime ushtarake është hedhur fillimisht për Kosovën nga Karla Del Ponte, gjatë kohës që ishte Prokurore e Hagës.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Anizel21:02 - 29 Mars 2011
    ........e tmershme ...por une besoj qe eshte e vertete pasi nuk eshte rasti i pare qe e degjojme...por e verteta do dale pas disa vitesh..kur nderkohe semundjet tumorrale jane rritur mjaft ne keto zona.........