English

Berat, i sëmuri mendor sulmon me mjete të forta të miturin, duke i shkaktuar vdekjen

Berat, 30 mars 2011, NOA- Një fëmijë 9 vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme pasi është goditur me mjete të forta nga një i sëmurë mendor.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Donofros të Beratit, ku si pasojë ka humbur jetën i mituri me iniciale E.Ndreka.

Ndërkaq autori i krimit një 26 vjeçari me emër Arsen Sulka, i njohur si person me probleme të rënda mendore e ka sulmuar fëmijën duke e dëmtuar rëndë atë.

Por pavarësisht ndihmës së dhënë i mituri ka gjetur vdekjen në spitalin e Fierit, si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka nisur punën e menjëhershme për zbardhjen e ngjarjes, ndonëse problemet mendore të autorit të krimit, nuk dihet se ç’rrjedhë do i japin kësaj historie.

a.y/NOA

KOMENTE