English

IFIMES: Bashkimi Evropian nuk i beson Tadiçit

Ljubjana, 30 mars, NOA - Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), në një analizë të fundit për zhvillimet e brendshme në Serbi, thotë se, Bashkimi Evropian ka filluar të mos i besoj presidentit, Boris Tadiç.

“Partia Demokratike dëshiron të ketë ekskluzivitetin, se vetëm partia e tyre në Serb është pro-evropiane. Për fat të keq, Bashkimi Evropian i ka besuar këtij tregimi. Mirëpo kohëve të fundit qarqe brenda BE-së kanë filluar të ndryshojnë mendimin për presidentin serb, Boris Tadiç dhe subjektin të cilin e drejton ai”, thuhet në analizën e IFIMES të cilën e ka siguruar agjencia e lajmeve INA.

Në analizë më tej thuhet se, Bashkimi Evropian gjithnjë e më tepër po e mëson se udhëheqësia serbe funksionon si një grup kriminal i organizuar dhe orientimin e tyre ‘pro evropian’ e përdorin si mbulesë për krimin dhe korrupsionin. Prandaj, përfaqësuesit e BE-së kanë filluar më pak të besojnë në presidentin Tadiç.

“Ndikimi i zyrës së presidentit serb në media bëhet përmes marketingut. Presidenti Tadiç është i rrethuar me njerëz që mjaftë mirë e njohin marketingun dhe të cilët angazhohet t’i mbulojnë aferat dhe gabimet e tij. Qëllimi është të tërhiqet vëmendja e opinionit për çështje të rëndësishme dhe problemet me të cilat përballen qytetarët, të tilla si: papunësia, varfëria dhe situata e vështirë ekonomike”, vlerëson IFIMES.

Sipas kësaj organizate, protestat e fundit të opozitës më 5 shkurt, të cilat mblodhën rreth 100.000 protestues, janë paralajmërimi i fundit për regjimin e Boris Tadiçit dhe sinjal se ai duhet të reformohet ose të shpallë datën për zgjedhjet e parakohshme.

NOA-INA

KOMENTE