Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia, shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme më 5 qershor
English

Maqedonia, shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme më 5 qershor

Shkup, 30 mars 2011, NOA- Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, ka deklaruar ditën e sotme se do ti propozojë Parlamentit që zgjedhje te parakohshme të mbahen më 5 qershor.

“Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, por edhe dinamikës së paraparë, VMRO-DPMNE do ti propozojë Parlamentit që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 qershor”, deklaroi Gruevski.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa orë pasi lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Branko Cervenkovski deklaroi se partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje pa asnjë kusht.

Sipas Cervenkovskit, me ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor dhe pastrimin e listave zgjedhore do të sigurohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gjatë fjalës së mbajtur për mediat kreu i LSDM u shpreh se, “Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, edhe pse Nikolla Gruvski definitivisht nuk dëshiron që ato të jenë të ndershme dhe demokratike dhe detyroi opozita të shkojë në bojkot. Ne shkojmë në zgjedhje dhe prej sot nuk kemi asnjë kërkesë. Në parlament nuk kthehemi dhe nuk do të bëjmë asnjë negociatë me VMRO-DPMNE dhe pushtetin”.

a.y/NOA

KOMENTE