Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 30 mars 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 30 mars 2011

Tiranë, 30 mars NOA – EDICIONI I PARË- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e MËRKURRË, 30 mars 2011. Informacioni në këtë rubrikë është i programuar në dy edicione. Edicioni i dytë do të publikohet në orët në vijim.

Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al

Gazeta “Mapo” ka si titull kryesor në numrin e sotëm; “Emrat e kandidatëve të PS për Këshilltarët në Tiranë”, i cili pasqyron listën e kandidatëve të PS-së për forumin e lartë të pushtetit vendor dhe lëvizjet që janë bërë në selinë rozë.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Dashamir Shehi tërhiqet nga gara për Tiranën, nuk mblodhi 5000 firma”, “21 janari, eksperiment hetimor me të plagosurit në Bulevard”, “Pacolli: Do të zbatoj vendimin e Kushtetueses”, “Grupi i hajdutëve vrau policin, gjyshja tradhtoi autorin”, “Tryeza e partive pa rezultat, PS kërkon garanci për hapjen e kutive”.

E përditshmja “Standard”, ka si artikull kryesor për ditën e sotme “Opozita refuzon marrëveshjen, vendos kushte”, i cili flet për tryezën e zhvilluar dje mes partive parlamentare.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Gjinushi sulmon Ramën: Na la vetëm këshilltarët”, “Basha në Allias: Taksat do t’i shëndrrojmë në investime”, “

Kutat, KQZ kthen mbrapsht listat, nuk plotësonin kriteret për barazinë gjinore”, “ Vesa Luma nis fushatën për Dancin With the Stars”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si titull kryesor “Opozita refuzon propozimin e PD, nuk firmos marrëveshjen”, i cili flet për takimin e djeshme mes forcave kryesore në vend dhe reagimin e Partisë Socialiste.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “OSBE, ndryshimet në Kod, pas 8 majit”, “Gjinushi: Për kandidatët, u hapëm rrugën orekseve të PS”, “Haxhinasto: Ofrojmë portet dhe aeroportet për konfliktin në Libi”.

E përditshmja “Metropol” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “PS-PD nuk gjejnë paqe, shtyhet marrëveshja”, i cili flet për mungesën e kompromisit në mbledhjen e djeshme.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë: “Të përndjekurit, emrat që do t’u kalojë shpërblimet në llogari”, “Komisionerët, miratohen emrat e PS, të dorëhequrit rrinë në dispozicion”, “Basha në Allias: Lagja e vjetër e harruar”, “Komisioni i Ekonomisë, deputetët sherr dhe akuza personale”.

E përditshmja “Ballkan” hapet me titullin kryesor; “Zbulohet thesari i shqiptarëve në Rubik”, i cili flet për kërkimet e një kompanie të huaj për metale të çmuara në qytetin e Rubikut.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Tryeza e partive, zbardhen draftet”, “Fyle sot në Tiranë, pritet vendimi për marrëveshjen”, “KQZ shtyn vendimin për komsionerët”.

Gazeta “Republika” ka si titull kryesor, “Mësuesit, procedurat për atestimin” i cili flet për konkurset që duhet të japin arsimtarët për të ruajtur vendin e punës dhe për të përfituar rritje page.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Negociatat mes partive do të vazhdojnë”, “12 rekomandimet e Këshillit të Europës”, “Misioni i OSBE/ODHIR dy raporte paraprake për zgjedhjet e 8 majit”, “Zbardhjet vrasja e inspektorit të policisë”, “

Tirana, vështirësitë e një dite me shi”.

a.k/NOA

KOMENTE