English

Kantriman përcjell mesazhin e SHBA-ve te Presidenti Topi

Tiranë, 1 prill 2011, NOA- (Update) Ka nisur takimi i tretë në Presidencë, i Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Europën Tomas Kantriman.

Pak më parë i dërguari i SHBA-ve zhvilloi një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama i cili zgjati afro një orë.

Ndërkohë më herët Kantriman takoi edhe kreun e qeverisë Sali Berisha, ku mësohet të ketë zhvilluar një bisedë lidhur me procesin zgjedhor.

Mësohet se arsyeja e ardhjes së tij për të tretën herë në vendin tonë, brenda një kohe të shkurtër ka në bazë të saj zgjidhjen e ngërçit politik në të cilin është përfshirë politika shqiptare.

Por krahas saj çështja kyçe është edhe transmetimi i mesazhit të SHBA-ve për zgjedhjet vendore të 8 majit të cilat, konsiderohen nga ndërkombëtarët, si hapi i radhës i cili do ndikojë në rrugën europiane të Shqipërisë.

Ndërkaq në orët në vijim, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të takojë kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani si dhe kreun e diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto.

Sakaq vetë Kantriman, fjalën e tij do e japë në mbyllje të turit të takimeve, rreth orës 18.00 të mbrëmjes së sotme, ku do të zbardhet edhe mesazhi i dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për klasën politike shqiptare.

a.y/NOA

KOMENTE