English

Berisha: Baba Reshat Bardhi, simbol i madh i paqes e mirësisë

Tiranë, 2 prill 2011, NOA- Pas ndarjes nga jeta të Kryegjyshit botëror të bektashinjve, Kryeministri i vendit Sali Berisha ka dhënë mesazhin e tij të ngushëllimit.

Në mesazhin ngushëllues ai është shprehur se, Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur tek Kryegjyshi i bektashizmit një simbol të madh të mirësisë, paqes, mirëkuptimit dhe përkushtimit ndaj vlerave njerëzore e hyjnore.

Kryeministri Berisha, është shprehur se ka ndjekur me vëmendje gjendjen e rënduar shëndetësore të Baba Reshat Bardhit gjer mbrëmë në mesnatë, dhe është shprehur se ndihet i pikëlluar thellë, së bashku me të gjithë shqiptarët, me ndarjen nga jeta të udhëheqësit shpirtëror të bektashizmit shqiptar dhe botëror, Kryegjyshit Baba Reshat Bardhi.

Në mesazhin e tij thuhet: “Pas shembjes së diktaturës komuniste, Baba Reshat Bardhi rindërtoi me shpejtësi vlerat e rrënuara nga regjimi barbar të bektashizmit shqiptar. Ai vdiq sot duke lënë mbrapa veprën e tij të frymëzimit për mirëkuptim, paqe, tolerancë e harmoni. Me këtë rast, Kryeministri Berisha i shpreh Kryegjyshatës së vendit, të gjithë bektashinjve shqiptarë ngushëllimet më të sinqerta dhe lutet së bashku me ta që shpirti i ngritur i tij të gjejë paqen e amshuar”.

a.y/NOA

KOMENTE