Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Naço e Pollo: Fadil Kapllani në komunën e Bogovës, përmirëson jetën e vendasve
English

Naço e Pollo: Fadil Kapllani në komunën e Bogovës, përmirëson jetën e vendasve

Skrapar, 2 prill 2011, NOA- Koalicioni “Aleanca për qytetarin” ka prezantuar gjatë ditës së sotme kandidatin për komunën e Bogovës në Skrapar.

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, njëkohësisht deputeti i Qarkut të Beratit, Genc Pollo, i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, dhe deputeti Mehmet Xheka e Prefekti i Qarkut, Bujar Hoxhaj, kanë hapur zyrtarisht fushatën elektorale në rrethin e Skraparit, e më konkretisht në komunën e Bogovës, ku koalicioni i maxhorancës përfaqësohet nga kandidati, Fadil Kapllani, i cili deri më tani ka mbajtur postin e nënprefektit të rrethin të Skraparit.

Në fjalën e tij ministri Pollo tha: “Për krahina malore si Skrapari, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku unë kam kënaqësinë të jem kryetari i bordit dhe ministri Naço është anëtar i bordit, ka bërë projekte mjaft të rëndësishme, të cilat lidhen me rrugët dytësore, me rrugën që lidh Çorovodën me Përmetin, me rrugën e Tomorricës, me rrugën nga Pronoviku e deri në Kulmak etj., të cilat ne do t’i projektojmë së bashku. Por, për fat të keq deri tani, nuk kemi pasur një partner tek kryetarët e komunave, që të përzgjedhim tamam atë që duhet dhe t’i japim mbështetjen e duhur.”

Duke vijuar më tej ai shtoi se, edhe ata që e kanë hedhur votën e tyre njëzet vite rresht për Partinë Socialiste, gjatë kësaj fushate, e sidomos në 8 maj, kanë rastin më të mirë për të konsideruar që të bëjnë diçka të mirë për veten e tyre, për familjet e tyre dhe për komunën e Bogovës dhe këtë duhet ta bëjnë duke u distancuar nga politika destruktive, antisocialiste.

a.y/NOA

KOMENTE